KKVITI

Ylfete Fanaj, deputetja shumë aktive në Parlamentin e Kantonit të Lucernit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune. Ylfete Fanaj është zëri i shoqërisë shqiptare në diasporë, por edhe shoqërisë zvicerane.

Ajo është ndër deputetet më aktive në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, shkruan albinfo.ch.

Fanaj është e katërta me 20 kërkesa apo pyetje parlamentare në listën aktiviteteve në parlamentin e këtij kantoni.

Për njohuri, Vorstösse është një përmbledhje e gjuhës parlamentare të gjermanishtes, do të thotë iniciativa parlamentare, pra ajo është shumë aktive në parlamentin kantonal.

Fanaj është aktive në politikë prej një kohë të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Fundamenti

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s në nivel të Zvicrës.

Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.

https://www.albinfo.ch/ylfete-fanaj-deputetja-shume-aktive-ne-parlamentin-e-kantonit-te-lucernit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.