UBT

Ylber Kastrati: Respekt Lirisë, por pikët mbesin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndeshja e javës së 20-të, në Superligën e Kosovës në futboll, në mes Gjilanit dhe Lirisë së Prizrenit e cila zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan, ka zgjuar interesim të madh tek dashamirët e futbollit në qytetin e Gjilanit.

Në “premierat” e tyre pranverore dy skuadrat startuan me fitore, Liria mposhti Vllazninë ndërsa Gjilani si mysafir në sekondat e fundit ka mposht Flamurtarin në Prishtinë.

Mobi Casa

Për kapitenin e Gjilanit dhe njeherit ndër mbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës, Ylber Kastrati, ndeshja me Lirinë do të jetë një ndeshje në të cilën kërkohen tri pikë të reja.
“Në respektojmë skuadrën e Lirisë, në radhët e saja ka futbollist me përvojë dhe vete pozita e saj në tabelë dëshmon se është një skuadër e fortë, por skuadra e jonë pikërisht nga kjo ndeshje kërkojmë tri pikë të reja, një disponim i tillë është edhe tek bashkëlojtarët e mijë të cilët do ta dëshmojmë të dielën në qytetin tonë. Ne do të kemi edhe përkrahjen e madhe të tifozëve tanë “Skifterat”, ndërsa kjo fitore do ti dedikohet kryesisë së klubit të cilët vazhdimisht po na përkrahin në çdo moment. Ftojë dashamirët e futbollit që të dielën të stërmbushin shkallët e stadiumit dhe t`ju gëzohemi tri pikëve të reja”, ka bërë të ditur kapiteni Kastrati.

Pas 19-të javëve Gjilani pozicionohet në pozitën e 6-të me 29 pikë, ndërsa Liria në pozitën e 4-të me 31 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.