Ylber Kastrati lëndohet rënd
Kapiteni i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, në ndeshjen me Feronikelin në Drenas, në një duel me sulmuesin Kastriot Rexhën, është lënduar rënd.
Kastrati për ‘rajonipress’ ka bërë të ditur për gjendjen e tij shëndetësore.
“Është e vërtet se jam lënduar rënd, kam të thyer klavikullën dhe kam dhimbje të mëdha, para pak çastesh kam braktisur qendrën mjekësore dhe tani gjendem në shtëpi, ndërsa për çdo ditë kam kontrolla të rrepta nga mjekët ndërsa larg futbollit me rekomandimin e mjekeve ndoshta do të jem larg fushës së gjelbër për dy muaj”, ka bërë të ditur Kastrati.
Edhe pse ambulanca nuk kishte hyrë në fushë apo me barrela për ta bartur jashtë fushës, Kastrati me dhëmb të shtrënguar në këmbë e braktisi fushën e gjelbërt.
“Kemi qenë në duel me Kastriot Rexhën, kam ra në tokë me shpatullën e majtë në atë moment isha i pa lëvizshëm, mjeku i klubit menjëherë e ka konstatuar se është thyer Klavikulla, un isha në dijeni se familja ime është duke e përcjell ndeshjen dhe thash mos të brengosen shumë për gjendjen time, jam ngrit në këmbë për hir të familjes në ato momente edhe pse të gjithë e kuptuan se isha lënduar rënd”, thekson kapiteni Kastrati.
Për “bardh e kuqët” e Gjilanit do të jetë një hendikep i madh mungesa e kapitenit Kastrati./rajonipress/


