KD-gjilan

Yagcilar: Nuk rrezikohen punëtorët e administratës publike

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Tash për tash nuk planifikohet të ketë zvogëlim të punëtorëve civilë në administratën publike. Kështu ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

“Tash për tash zvogëlimi nuk është në agjendë. Kjo do të jetë më vonë. Do të shikojmë pas vlerësimeve të punës dhe të përgatitjes profesionale për çdo nëpunës civil në administratën publike”, ka theksuar Yagcilar.

ARKATANA

Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë viti i zbatimit të reformave. “Kërkesa jonë është që të krijojmë një administratë moderne, të përgatitur sipas standardeve evropiane”, ka shtuar Yagcilar.