FIDANISHTJA

Yagcilar: Ligji i ri e rrëzon rritjen e pagave të qeveritarëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se me rastin e miratimit të Ligjit të ri për Pagat do të bjerë poshtë vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Administratës Publike është në prag të dërgimit në Qeveri të disa projektligjeve, duke përfshirë këtu edhe Ligjin e ri për Pagat, me të cilin rrëzohet vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, duke shtuar se të gjitha vendimet që prekin çështjen e pagave duhet të jenë në harmoni me ligjin, në të kundërtën do të anulohen. “Janë disa vendime të ndryshme sa i përket çështjes së pagave, duke përfshirë edhe këtë të fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve, i cili nuk është antikushtetues, por kemi vlerësuar se për këtë çështje na duhet një ligj dhe me miratimin e tij në Kuvend atëherë të gjitha vendimet tjera bien”, është shprehur Yagcilar.

FIDANISHTJA

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ministri Yagcilar ka folur edhe për funksionimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend për udhëheqjen e bisedimeve nga presidenti Thaçi, si dhe për dëbimin nga Kosova të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova, duke mos e vlerësuar si gabim një veprim të tillë të institucioneve kosovare, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.