FITORJA

YAC me kampanjë kundër duhanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Qendra e Aktivizimit të Rinisë sot ka mbajtur kampanjën me moton “Stop Duhanit, Respekt Ligjit”. Në kuadër të projektit “Pirja e Duhanit Vret”, Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) ka organizuar kampanjën me qëllim të ndalimit të pirjes së duhanit nga të rinjtë dhe respektimin e ligjit të ndalimit të pirjes së duhanit nëpër vende publike.

Në kuadër të projektit ishin organizuar edhe pyetësorë me nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë nëpër kafiteri si dhe janë mbajtur 3 debate në komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

FITORJA

“Nga hulumtimi që kemi bërë, ka rezultuar se të rinjtë tanë gjithnjë e më shumë po e pijnë duhanin, andaj kjo është shqetësuese për shoqërinë tonë dhe si Qeveria Lokale ashtu edhe ajo Qendrore duhet të ndërmarrin masa në parandalimin e kësaj dukurie”, tha Mejdi Sadiku, zv. drejtor i YAC-së.

Kampanja u mirëprit nga kalimtarët e rastit dhe në fund, anëtarët e YAC-së i shpërndanë balonë me thënie të ndalimit të duhanit në to për fëmijët që kalonin, gjë që i bëri të lumtur ata fëmijë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.