GRANDEMALL

“Xixat mes Kurtit e Ramës”, kryeministri i Shqipërisë nuk kursen batutat për raportet mes tyre

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbyllje të fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët nuk kursej edhe disa batuta në lidhje me raportet e tij me kryeministrin Albin Kurti, që herë pas herë janë thënë që janë të krisura.

Ai në fund me shaka i tha Kurtit që “faleminderit që e ndale edhe shiun, se mund të na prishte këtë mbledhje”.

“Ishte një qen aty që lehte përpara se të fillonin himnet. Mirëpo, pas këndimit të himneve, edhe qeni nuk lehu më, çka, mbase, jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa vazhdimisht mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu”, tha Rama.

FIDANISHTJA

Kryeministri i Shqiperise tutje shtoi se nuk ka krisje në raportet e tij me Kurtin.

“Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për të cilat nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që, me të falat përkatëse për qenin, unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje”, tha Rama. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.