HW

Xixat” i dhanë hijeshi “Flakës së Janarit”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në kuadër të “Flakës së Janarit 2018” është mbajtur manifestimi përcjellës “Xixat e Flakës”, koncert i muzikës për fëmijë, në të cilin janë paraqitur shumë artistë të vegjël, këngëtarë të të ardhmes.

Hapjen e Festivalit “Xixat e Flakës” e ka bërë Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila tha se ky festival është shtyllë e “Flakës…” dhe mban një histori në vete .

Në këtë koncert janë interpretuar 16 këngë të ndryshme. Triola dhe Rron Jakupi kënduan live këngën për paqe bashkë me Korin “Lyra”, të dirigjuar nga Albina Jakupi. Tara Bilalli këndoi këngën kushtuar stërgjyshit të saj Mulla Idrizi Gjilani, kurse pos pikave muzikore kishte edhe vallëzim me veshje kombëtare nga kopshti “Fjolla”. Grupi “Mollëkuqet” interpretuan një këngë kushtuar Flakës së Janarit.

Hidromorava

Udhëheqës artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi, udhëheqëse e korit – Albina Demolli, udhëheqës teknik – Florim Gagica, ndriçimi – “Korabi”, skenografia – Bekim Korça, moderator – Triola Jakupi dhe Diana Toska dhe Kori “Lyra” – Gjilan.

Në koncert janë paraqitur solistët: Triola dhe Rron Jakupi, Drion dhe Etika Shaqiri, Jona Neziri, Bora Shurdhani, Tara Bilalli, Rejda Isufi, Erita Shala, Emi Bakija, “Mollëkuqet”, Elona çoçaj, Jon Doda, Tuana Hoxha, Jon Abazi, Atika Salihu dhe Venis Agaj dhe Zana Tahiri. Mysafirë të “Xixave” ishin Blend Kastrati, Erta Qerimi, “Dancing House” dhe Fëmijët e Kopshtit “Fjolla”.

Manifestimi “Flaka e Janarit” do të vazhdojë me Orën e Madhe Letrare më 31 janar, ora 16:00 dhe për të kulmuar me Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka”, në ora 17:30./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.