HW

“Xixat e Flakës” i kënduan heronjve, vendit dhe botës së tyre fëmijërore

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2019”, i cili tradicionalisht mbahet në Gjilan, pos aktiviteteve të katër shtyllave kryesore, zakonisht në njërën nga ditët e manifestimit u kushtohet edhe më të vegjëlve, atyre që janë e ardhmja e jonë.

“Xixat e Flakës”, titullohet Koncerti i Këngës për Fëmijë, i cili tubon artistë të vegjël, të cilët u këndojnë heronjve, i këndojnë vendit dhe botës së tyre fëmijërore.

Në skenën e Teatrit të Qytetit, të dekoruar me ngjyrat kuq e zi, prindër e fëmijë kishin mbushur sallën e teatrit për të dëgjuar Koncertin “Xixat e Flakës”.

Ky koncert vazhdon të mbetet unik në përmbajtje dhe po rritet nga viti në vit. Në këtë koncert janë paraqitur trembëdhjetë këngë të reja, që i përkasin karakterit të Manifestimit “Flaka e Janarit”, pati mysafirë e këngë të njohura nga artistë të vegjël, grupe vallëzimi e këndimi nga qytete të vendit tonë.

Koncerti ka nisur me himnin “Xixa, xixa, xixëllojnë”, të kënduar nga Triola Jakupi, të cilën e shoqëruan valltaret e Grupit “Dancing House”, për të vazhduar më pas me këngën “Thank you soliders” të interpretuar nga Emda Rexhepi dhe Grupi “Lyra”.

United Hospital

Këngën “Oj Kosovë sa shumë të dua” e kënduan Hana Ajeti, Unik Hoxha dhe Grupi “Lyra”, kurse këngën “Për ju dëshmorë” e kënduan Erisa dhe Erina Topalli.

Blend Kastrati ka kënduar këngë për Rexhep Malën e Nuhi Berishën, “Mirë se vini në Kosovë” është titulluar kënga të cilën e ka kënduar Dea Berisha.

Këngën vijuese “Kosova thurë pavarësinë” e ka kënduar Erita Shala, më pas është paraqitur “Dancin House” me “La Passion”. “Valsin e Lumturisë” dhe “Flaka e Janarit” i interpretuan “Mollëkuqet”, “Ne fëmijët e kësaj bote” e interpretoi Emi Bakija, “Perëndeshë” u interpretua nga Fis Latifi dhe Bora Shurdhani,

“O i bukur vendi im” u interpretua nga Eloise Kosumi, “Kurbetqar” nga Demush Sejdiu, “Me daulle e çifteli” nga Kaona Hajdini, “Ëndërr për atdheun” nga Edisa Ahmedi, “Shqipëri atdhe i dashur” nga Ariona Ramadani, “Zëri i Shekullit” nga Rejda Isufi,
“Muzika” nga Sherif Dushici dhe “Vallja e Zileve” u interpretua nga “Thesari”.

Udhëheqës artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi, udhëheqëse e korit Albina Demolli, ndërkaq udhëheqës teknik Mentor Latifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.