RCCOLA

Xhudistët gati për “Grand Prix” në Budapest

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Xhudistët kosovarë gjenden para një tjetër sfide serioze, në të cilën gjithsesi synojnë suksese të mëdha. Në këtë fundjavë (më 21-22 qershor) në Budapest të Hungarisë do të mbahet Kupa Botërore “Grand Prix” për sendorë, ku do të marrin pjesë 475 xhudistë nga 56 shtete.

Kjo do të jetë gara e parë për xhudistët kosovarë, në rrugëtimin e tyre për mbledhjen e pikëve olimpike, për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Rio në vitin 2016.

Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës në Budapest do të paraqitet me katër garues: Distria Krasniqi (48 kg), Majlinda Kelmendi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg) dhe Akil Gjakova (66 kg). Krahas kampiones evropiane dhe botërore, Majlinda Kelmendit, e cila në çdo garë është favorite për medaljen e artë, edhe tre garuesit tjerë kosovarë janë optimistë se nga Budapesti do të kthehen me rezultate të mira.