HW

Xhovalin Shkurtaj dhe Isak Shema ligjërues të radhës në programin “Guest Speaker”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në kuadër të programit “Guest Speaker”, kanë ligjëruar akademik Gjovalin Shkurtaj nga Tirana dhe Isak Shema nga Prishtina.

Ata fillimisht janë pritur në një takim nga Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili ka thënë se është kënaqësi të kemi në mesin tonë këta dy intelektualë të cilët në qarqet akademike vlerësohen ndër përfaqësuesit e sotëm më të dalluar të fushës së gjuhësisë.

Ndërkohë në ligjëratën me temë “Arbneshët e Zarës, gjuha, kultura, letërsia” Akademik Xhovalin Shkurtaj dhe Isak Shema kanë theksuar se gjuha shqipe duhet të jetë standarde gjatë përdorimit në një front të gjerë.

FIDANISHTJA

Sipas tyre gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur.

Natyrisht edhe ta pasurojmë e ta vlerësojmë, ashtu si të gjitha kombet e qytetëruara. Akademik Xhovalin Shkurtaj dhe Isak Shema kanë thënë se Arbneshët e Zarës dhe gjithë shqiptarët kudo që janë duhet të punojmë shumë për mbrojtjen e gjuhës amtare si tipar i përbashkësisë dhe i njëjtësisë së kombit.

Ata thanë se gjuha shqipe ka rregullat e drejtshkrimit dhe normat e saj, andaj duhet parë gjithmonë si pronë kombëtare dhe karakteri kombëtar i tyre duhet ruajtur e pasur gjithmonë parasysh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.