RCCOLA

Xhilsime Qamili kryetare e Këshillit të Qytetit të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në Qytetin e Vitisë, janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit. Me këtë rast banorët e qytetit të Vitisë me shumicë votash kanë zgjedhur Xhilsime Qamili, kryetare të Këshillit të Qytetit.

Gjithashtu qytetarët vitias kanë zgjedhur edhe anëtarët e ri të Këshillit të Qytetit i cili do të ketë gjithsej 11 anëtarë ku 5 prej tyre janë femra.

Fatlum Demiri, Kryetar i Komisionit për Zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Fshatrave bëri me dije se zgjedhja e kryetarit dhe të anëtarit të këshillit të qytetit të Vitisë, janë mbajtur me vota të hapura dhe në procesin e votimit kanë marrë pjesë gjithsej 73 pjesëmarrës.

UBT

Ndërkaq bëhet me dije se sot do të do të mbahen zgjedhjet për Kryetar dhe Anëtarë të Këshillit në fshatin Drobesh duke filluar nga ora 18:00 dhe në fshatin Gërmovë nga ora 20:00./rajonipress/