FIDANISHTJA

Xhihadisti i penduar ktheu Erionin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Erion Zena i është kthyer nënës së tij, Pranverës, me të cilën nuk e ishte takuar nga 7 korriku i këtij viti. Për largimin e Erionit në Siri, babai i tij Arbeni ishte dashur që ta mashtrojë bashkëshorten Pranverën, duke i thënë se po shkonin bashkë me djalin në Rugovë.

Uji Dea

Por jo kaq i thjeshtë ishte edhe kthimi i djaloshit 8-vjeçar nga Siria në Kosovë. Një burim i gazetës “Zëri”, ka rrëfyer se e gjitha është mundësuar falë dëshpërimit të një xhihadisti kosovar, i cili kishte kërkuar bashkëpunim me organet e sigurisë së Kosovës.