Xhihadistët s’i kap ligji!
Xhihadistët kosovarë mund të vazhdojnë të shkojnë në luftë në Siri dhe Irak, duke e shfrytëzuar mungesën e ligjit që ndalon përfshirjen e qytetarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit.
Në mars të këtij viti Parlamenti i Kosovës e ka miratuar këtë ligj me 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, kur ka kaluar edhe në lexim të parë, mirëpo pas shpërndarjes së Parlamentit muaj më parë Ligji nuk ka mundur ta kalojë edhe leximin e dytë, me ç’rast me automatizëm i kthehet sponsorizuesit, në këtë rast Ministrisë së Drejtësisë./zeri/


