Eko Higjiena

Xhevrie Osmani, konfirmohet deputete e Kuvendit të Gjenevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xhevria është deputetja e parë shqiptare e zgjedhur në ketë nivel legjislativ, një sukses jashtëzakonisht i madh për të.

Xhevrie Osmani është konfirmuar si deputete në Kuvendin e Gjenevës, njoftojnë burime për albinfo.ch.

Ajo ishte e nominuar nga Partia Socialiste e kantonit të Gjenevës, dhe ka marrë votat e mjaftueshme që të jetë deputete e Kuvendit, ku është bërë ripërtëritja e 100 ulëseve, shkruan albinfo.ch.

Xhevria është deputetja e parë shqiptare e zgjedhur në ketë nivel legjislativ, një sukses jashtëzakonisht i madh për të.

Zonja Osmani me rrënjë nga Gjilani i Kosovës, migroi së bashku me prindërit e saj në Gjenevë të Zvicrës, qysh si fëmijë.

UBT

Ajo në këtë qytet të njohur të diplomacisë ndërkombëtare përfundoi me sukses të gjitha nivelet e shkollimit.

Përkushtimi i saj në punë u kurorëzua me diplomim në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit shtetëror të Gjenevës.

Osmani, edhe pse e re në moshë është me përvojë në politikë. Në qershor të verës së sivjetme mbush vitin e tretë të punës së saj të suksesshme si këshilltare në komunën Meyrin të Gjenevës.

Me kusht që t’i avancojë edhe më tutje dijet ajo, bënë edhe studime shtesë në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Kriminale dhe Administrative, pranë Universitetit Publik të Lozanës, gjegjësisht atij të Bernës, ku së shpejti do të fitojë edhe gradën shkencore Master në këtë fushë.

https://www.albinfo.ch/xhevrie-osmani-konfirmohet-deputete-e-republikes-se-gjeneves1/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.