RCCOLA

Xhevdet Shabani “Rapa” i sjell tri pikë Dritës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e 19të Superligës së Kosovës në futboll Drita shënoi fitore me rezultat minimal 1-0 duke e mposhtur skuadrën nga kryeqyteti Prishtinën.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte rikthimi i tifozëve të Dritës “Intelektualët” të cilët gjatë 90 minutave ishin futbollisti i 12 i Dritës.

Rastin e parë për shënim e kishin mysafirët kur Labinot Osmani në vend të shënon ngatërrohet duke bërë ndërhyrje të palejuar në portierin e Dritës Betim Halimi.

Në minutën e 30 Xhevdet Shabani nga një gjysmë rasti gjuan nga 12 metra por topi përfundon jashtë portës së Prishtinës.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Dren Gashi i Prishtinës pasi kalon dy mbrojtës të Dritës gjuan i vetmuar por jashtë portës.

Në pjesën e dytë kryesisht loja zhvillohej në gjysmë fushë Florim Berisha i Dritës nga 14 metra për pak sa nuk shënon topi për disa centimetra përfundon mbi horizontalen mysafire.

Kur të gjithë menduan se ky ballafaqim do të përfundon me rezultat të barabartë ashtu nuk mendoi Xhevdet Shabani në minutën e 87 i cili pasi shmangë mbrojtësin e majtë të Prishtinës Gentrit Dumanin nga 14 metra nga krahu gjen këndin e poshtëm të portierit të Prishtinës Granit Kolqi, duke sjellë tri pikë të reja për skuadrën e tij.

UBT

Ky gol shkaktoj emocione të mëdha si në fushë njëashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje Xhevdet Shabani pas ndeshjes deklaroi.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore ishte lojë e vështirë Prishtina tregoi se është skuadër e madhe por kësaj radhe bashkëlojtarët e mijë e deshtën fitoren si asnjë herë më parë”.

Trajneri i Dritës Sedat Pajaziti pas ndeshjes deklaroi,” Ishte lojë shumë e vështirë i përgëzoj futbollistët e mi për lojë angazhuese, këto tri pikë janë shumë të mëdha duke ditur ndryshimet të cilat i kemi pasur në klub”, përfundon Sedat Pajaziti./rajonipress/

DRITA – PRISHTINA – 1-0 (0-0)

DRITA – Halimi, Baxhuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu, Berisha, Kastrati(Ramadani),Shillova(Ajdari), Shabani, Murati(Kelmendi).

PRISHTINA- Kolqi, Thaqi, Dumani, Milloviq, Kukaj, Boshnjaku, Dajaku(P.Osmani), Elashani, Lushtaku(Hyseni), Gashi(Kelmendi), L.Osmani.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan
Shikues rreth- 1500
Kartona të verdhë- Hashani, Kastrati, Shillova(D) – Boshanjaku, Lushtaku (P)
Golashënues Xh.Shabani min.87
Gjyqëtar- Gashi, Baliqi, Mehmeti.