Xhevdet Shabani nga “Riza Lushta” sjell fitoren Dritës
Në javën e 11 të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dritës ka arritur ta mposht Trepçën’89 në stadiumin “Riza Lushta”, me golin e shënuar nga sulmuesi Xhevdet Shabani.
Futbollistët e Dritës kanë mundur të shënojnë edhe më shumë në këtë ballafaqim por edhe një herë qendërsulmuesi Kastriot Rexha i cili nuk është në formën e duhur në tri raste të qindëpërqinta dështoi pranë portës së portjerit Prince Marley.
Kastriot Rexha kishte rast ideal për të shënuar në minutën e 10-të, por i vetmuar gjuan jashtë portës.
Në minutën e 15-të, shënohet goli përcaktues i kësaj ndeshje, nga goditja e lirë Xhevdet Shabani nga 23 metra me gjuajtje të saktë gjenë këndin e poshtëm të portierit Prince Marley.
Në minutën e 20 e 25-të, Kastriot Rexha nga pozitat ideale i pa penguar dështon të shënon së pari parabola e Rexhës shkon mbi port, ndërsa në rastin e dytë portjeri Marley pret gjuajtjen e tij.
Në minutën e 55-të, vendësit nëpërmjet Rilind Nimanit gjuajnë nga një pozitë ideale por portjeri Faton Maloku mbron mrekullisht.
Pas kësaj fitore, “bardhekaltërit” e Dritës nga 9 ndeshje të zhvilluara kanë tubuar 22 pikë, ndërsa kryesuesi Ballkani nga 10 ndeshje të zhvilluara ka 15 pikë.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Në pjesën e parë arritëm rezultat të favorshëm dhe arritëm ta mbajmë gjerë në fund, nuk ka ndeshje të lehta secili kundërshtar është i fortë do të mundohemi ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar pasi kemi potencial”.
Në javën e 12-të, Drita është nikoqire e derbit me Prishtinën./rajonipress/


