Mobi Casa

Xhevdet Shabani më i merituari për fitoren e Dritës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drita – Hajvalia 4:1 (2:0) Shënues: Shabani ’15, Xh. Shabani ’28, Aliu ’84, Ahmeti ’89 – Xhika ‘55(autogol).

Stadiumi i qytetit në Gjilan: Shikues 1500. Gjyqtarë: Isufi, Ibrahimi, Këpuska. Kartonë të verdhë: Caka, B. Shabani(Drita) – Kastrati, Ahmeti( Hajvalia). Kartoni i kuq: Ramamdani (pas dy të verdhëve).

Drita:Latifi, Morina, Caka, Ahmeti, Xhika, B. Shabani, Abazi (Aliu), Ramushi, Rama (Jakupi), Xh. Shabani.

Hajvalia: Abdyli, Ahmeti, Ramadani, Vokshi, Jashari, Kastrati, Gashi (Zuqaku), Haxholli (Krasniqi), Guraziu, Sermaxhaj (Dushi), Zeneli.

Se Drita në këtë ndeshje ishte futur me të vetmin qëllim që të shënojë fitore, kjo është vërejtur që nga minuta e parë, pasi vendasit sulmojnë duke bërë të ditur mysafirët se sot pikët do të mbesin në Gjilan. Që në minutën e dytë vendasit përmes Xhevdet Shabanit kanë mundur të shënojnë, por nuk ka gjuajtur saktë në drejtim të portës edhe pse ishte i vetmuar para portierit Abdyli, të cilin e parabollon, por topi kalon pranë horizontales.

Mbizotërimi në fushë është arritur me shënimin e golit në minutën e 15, ndërsa shënues ishte Bujar Shabani që me kokë ka shënuar nga afërsia, pas harkimit të saktë të Xhevdet Shabanit nga goditja nga këndi.

UBT

Nuk kaloi shumë dhe Drita ka shënuar edhe golin e dytë, ndërsa tani rolet ishin ndërruar, pasi tani shënon Bujar Shabani pas asistimit të Xhevdet Shabanit, i cili ka gjetur brenda në zonë bashkëlojtarin e tij, i cili nga afërsia shënon golin e dytë për Dritën dhe për të shkuar skuadra e Dritës me dy gola dallim në pushim.

Në minutën e 55, Ismet Caka i Dritës ka ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Krasniqit, ndërsa gjyqtari tregon në pikën e bardhë. Portieri Latifi ka pritur fillimisht gjuajtjen e sulmuesit Guraziu, por nuk e zotëron topin, duke u krijuar një tollovi te vija e portës, ndërsa ishte mbrojtësi i Dritës Xhika që duke dashur ta largojë rrezikun, godet portën e tij.

Për mysafirët ndeshja është bërë edhe më e vështirë, pasi në minutën e 63, pas dy kartonëve të verdhë është dashur ta lëshoj fushën Ramadani dhe gjasat e mysafirëve për të barazuar rezultatin tash ishin vetëm dëshirë.

Megjithatë, mysafirët me të gjitha forcat orientohen në sulm duke tentuar të shënojnë, por kjo iu hakmor duke pësuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht ishte Aliu që ka shënuar në minutën e 84, ndërsa 5 minuta më vonë ka shënuar edhe Ahmeti nga kundërsulmet që i organizonin vendasit.

Thanë pas ndeshjes:
Arbnor Morina, trajner i Dritës: Gjatë tërë javës patën vështirësi në përgatitje pas disa lojtarë ishin të lënduar, disa të zverdhur, po disa edhe për shkak të obligimeve në fakultet nuk patëm mundësi të stërvitin rregullisht. Megjithatë lojtarët që sot u inkuadruan në lojë dhanë maksimumin dhe i përgëzoj për angazhim. Fitorja jonë ishte e pastër dhe e merituar.

Emin Bajrami, trajner i Hajvalisë: E kemi ditur se do të jetë një lojë e vështirë për ne dhe kjo u vështirësua sidomos pas largimit të lojtarit tonë nga loja. Edhe ne patëm rastet tona, por fitorja e Dritës ishte e merituar dhe i dëshirojë suksese./rajonipress/