Xhevat Demiri merr përkrahje të fuqishme nga qytetarët, shoqëria civile dhe vet Ramush Haradinaj

Gjilan – Xhevat Demiri kandidat i AAK-së për këshilltar komunal në Gjilan ka organizuar një takim me qytetar, veprimtar nga Lugina e Preshevës, shoqëria civile dhe mediet. Ai ka marrë përkrahje nga Lugina, Ramush Haradinaj dhe nga Rexhep Kadriu.
Fillimisht në këtë takim u dha një dokumentar për veprimtarin dhe aktivitetin e Xhevat Demirit ndër vite.
Rexhep Kadriu kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit tha se dokumentari për doktor Xhevatin është i shkurtër sepse për të ka shumë të flitet e të thuhet. Kandidati Xhevat Demiri ka përkrahje nga të gjitha strukturat. Ne po duam të bëjmë një ndryshim të madh për Gjilanin sepse ndryshimi i duhet Gjilanit. Nuk dua të merrem me akuzat, por do merrem me atë çfarë do bëjmë ne. AAK pas 22 tetorit do ta mbështet zhvillimin ekonomik, do të përfundojnë kanalizimet, infrastruktura, do hapim vende të reja të punës, do përkrahim studentët, autostrada do të bëhet, do të ndërtohen unazat e jashtme, do hapen kampe verore për studentët, do e mbrojmë ambientin, po sjellim risi në Gjilan” tha Kadriu.
Xhevat Demiri tha se do ju përfaqësojë në mënyrën më të denjë të mundshme. “Do të jem zëri i juaj kudo dhe në çdo pore të jetës. Do bashkëndjejë me ju të mirat e të këqijat dhe do luftojë në të gjitha fushat për mirëqenien tuaj” tha emiri.
Ramush Haradinaj tha se punët e Kosovës nuk do t`i le keq për punët e partisë.”Gjendja e shqiptare të Luginës do të ndryshojë sidomos për ata të dëbuar sepse ata nuk jajë të Kinës, janë tanët dhe do të ketë investime dhe mjete edhe në arsim e fusha tjera”.
Haradinaj tha se punët e mëdha do të vijën ditëve në vijim sikurse Ligji i Prishtinës. “Me këtë ligj kemi treguar se Kosova ka shtet dhe Ligji i Prishtinës tregon se po veprojmë çdo ditë dhe se çdo ditë po i forcojmë institucionet dhe ligjet tona”.
Haradinaj tha se kandidimi i Xhevat Demirit është në interes të Gjilanit dhe në interes të qytetarëve.”E di që Xhevat Demiri ka me punue për Gjilanin dhe ju garantojë se ai do të jetë emblema e juaj në Asamble” tha Haradinaj.
Nexhmedin Saqipi myftiu i Luginës tha se e përkrah kandidimin e Xhevat Demirit sepse ai është shpresa dhe zëri i vetëm i këtij rajoni.”Lugina ka nevojë për përkrahjen e Gjilanit dhe për përkrahjen e Xhevat Demirit i cili shpresojmë që të jetë ambasador i Luginës dhe i mbrojtjes së zërit të tyre e të drejtave të tyre” tha Saqipi./rajonipress/