Fundamenti

Xhevat Demiri kërkon prishjen e koalicionit me LDK, thotë se nuk është funksional

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhevat Demiri shef i grupit parlamentar të AAK-së në Gjilan thotë se nuk jemi pyetur kurrë për asgjë duke filluar nga punësimet, që ka qen e definuar me koalicion. Andaj unë si shef i grupit parlamentar në takimin e parë do kërkoj prishjen e këtij koalicioni – sepse është jo funksional thotë ai.

Kanë filluar pakënaqësitë në koalicionin AAK – LDK në Gjilan. Të paktën kështu paralajmëron shefi i grupit të AAK-së në Gjilan, Xhevat Demiri, raporton rajonipress.

KKVITI

Demiri thotë se në degën e AAK-së në Gjilan tani veç ka struktura të reja. “Unë si shef i grupit parlamentar të AAK-së jam i mendimit se ky koalicion duhet korrigjuar apo thënë ndryshe edhe ridizajnuar; Arsyet janë të shumta unë po i përmendi vetëm disa. psh. Ka më se tre vjet e më shumë, që neve nuk jemi të përfaqësuar në komitetin për politikë dhe financa (nuk dimë çka bëhet vetëm votojmë blanko, pa e ditur se çka behet fjalë). Dhe si grup parlamentar nuk jemi pyetur kurrë për asgjë duke filluar nga punësimet që ka qen e definuar me koalicion. Andaj unë si shef i grupit parlamentar në takimin e parë do kërkoji prishjen e këtij koalicioni- sepse është jo funksional” tha Demiri./rajonipress/