Eko Higjiena

Xhevat Demiri: Do të jem në shërbim të qytetarëve dhe do të luftojë për të drejtat e tyre

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhevat Demiri të premten ka dhënë betimin në mënyrë solemne ku edhe është bërë edhe zyrtarisht anëtar i Kuvendit Komunal. Demiri i cili ka një bagazh të madh në jetën politike, kombëtare dhe shëndetësor tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të luftojë për të avancuar të drejtat e tyre në të gjitha sferat.

Të premten edhe zyrtarisht është zhvilluar procedura e betimit të katër anëtarëve të rinj të Kuvendit, Isa Agushi, Rijad Elezi, Xhevat Demiri e Renan Imami, të cilët kanë zëvendësuar Faton Bislimin (LDK), Ramiz Ramadanin (LDK), Nazim Gagicën (AAK) e Kadir Hysein (PDTK).

Xhevat Demiri është njëri nga më të votuarit në degën e AAK-së në Gjilan, njeri me një autoritet të pa diskutueshëm brenda AAK-së, njëri nga kuadrot më kredibil për të ardhmen e AAK-së, mjeku i UÇK-së që ndihmojë në të gjitha zhvillimet shëndetësinë kosovare, luftën, zhvillimet në shëndetësinë kosovare para dhe pas luftës, tashmë është edhe pjesë e Asamblesë Komunale të Gjilanit.

Demiri njihet si njeri autoritativ në Gjilan, mjek shumë popullor dhe i afërt me qytetarët, më i votuar në degën e AAK-së në Gjilan, një personalitet shëndetësor që ka ndihmuar para dhe pas luftës shëndetësinë kosovare, një mjek që në luftën e UÇK-së nuk kurseu asgjë. Dhe jo vetëm kjo, Xhevat Demiri rrjedh nga një familje që në zemër kishin NDSH, magjistër i parë i infektologjisë në Anamoravë, ish drejtor i parë në spitalin regjional të Gjilanit, njëri nga më të votuarit për këshilltar komunal në Asamblenë e Gjilanit, anëtar i kryesisë së veteranëve të luftës në Gjilan.

Xhevat Demiri ka një dosje shumë pozitive edhe në kyçjen e tij në AAK. Për shumë vite ka qenë anëtar i AAK-së dhe kryesisë së saj. Me sukses ka udhëhequr sektorinë e shëndetësisë në kuadër të AAK-së. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare ka qenë i radhitur në vendin e 88, derisa me votat e fituara është radhitur në vendin e 26.

Mobi Casa

Xhevat Demiri ka një bagazh të mirë në skenën politike e profesionale. I nisur nga këto premisa Demiri duke dhënë betimin tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve gjilanas.”Do të luftojë për të drejtat e tyre dhe do të kujdesem që problemet e tyre të sensibilizohen në maksimum në Asamblenë Komunale. I njoh mirë problemet dhe hallet e qytetarëve dhe i di brengat e tyre të përditshme” tha Demiri.

Demiri tha se të qenit përfaqësues i popullit është më shumë përgjegjësi se sa privilegj.”Ne të gjithë pa dallim duhet të kujdesemi që ta avancojmë jetën e familjeve të dëshmorëve, të kujdesemi për veteranët e luftës dhe ndaj të gjitha kategorive sociale që kanë brenga të natyrave sociale” tha Demiri.

Demiri tha se shoqëria kosovare duhet të punojë më shumë që ta bëjë vendin shtet funksional dhe ligjor në kuptimin e plotë të fjalës.”Si njeri profesionist në shëndetësi do të mundohem që në Gjilan shëndetësia të avancohet sepse kjo është e drejtë elementare e çdo qytetari, që të marrë shërbime shëndetësore më të mira” tha Demiri.

Një brengë tjetër që e preokupon Xhevat Demirin është edhe problemi i Luginës së Preshevës. “Lugina duhet të jetë në qendër të vëmendjes nga çdo politikan kosovarë. Edhe unë me mundësit e mija do të përkrah çdo zgjidhje fatlume ose çdo ndihmesë që bëhet në favor të popullatës së atjeshme” shtoj Demiri./rajonipress/