Mobi Casa

Xhevat Bislimi kandidatë i PDK-së për kryetar të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me propozimin e kryesisë qendrore dhe kryetarit të Partisë Hashim Thaçit kandidat i PDK-së për komunën e Vitisë është caktuar ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevat Bislimi. Bislimi tha për rajonipress se nuk ka pasur asnjë kundërkandidatë dhe shpreson që me programin dhe ofertën e tij të dali fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Kryesia e degës së PDK-së në Viti në përbërjen e plotë të saj me përgjegjësi dhe unitet të plotë vendosi që Kandidat i PDK-së për komunën e Vitisë të jetë Xhevat Bislimi.Bislimi tha për rajonipress se këtë propozim e ka pranuar pas insistimit të Daut Xhemajlit dhe të vet kryesisë dhe anëtarësisë, por edhe të Hashim Thaçit.

Bislimi tha se nuk ka pasur asnjë kundërkandidatë dhe shpreson që me programin dhe ofertën e tij të dali fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit.”PDK në Viti ka një program efektiv dhe të bazuar në nevojat e qytetarëve të Vitisë. Jam i sigurt se do të dalim fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit” tha Bislimi.

KKVITI

Bislimi tha se synon ta rimëkëmb Vitinë, të rikthej mirëqenien dhe mirëqeverisjen që dikur kishte Vitia, atëherë kur qeverisej nga Partia Demokratike e Kosovës.

Bislimi tha se me fitoren e PDK -së do të ndërtojmë Vitinë evropiane./rajonipress/

Mund të ju interesoj: