Eko Higjiena

Xhevat Bekteshi reagon hapur: Denoncim publik dhe kritikë ligjor, ndaj kryeministrit Albin Kurti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mbi shkeljen e procedurave ligjore në vendimet për shpronësimin e pronave në Livoç.
Dua të bëj me dije publikisht dhe të denoncoj një shkelje serioze të parimeve bazë të drejtësisë dhe ligjit në procesin e shpronësimit të pronave që prekin komunitetin tonë ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Fundamenti

Në datën 19 shtator 2025, Qeveria e Republikës së Kosovës, në dokumentet e nënshkruara nga Kryeministri në ikje, Albin Kurti, ka nxjerrë dy vendime lidhur me shpronësimin e pronave për interes publik:

  • Vendimi Nr. 15/269, i cili është prezantuar si vendim përfundimtar për shpronësim,
  • dhe Vendimi Nr. 16/269, i cili është vendim preliminar.
    Megjithatë, ekziston një mospërputhje evidente dhe e papranueshme:
  1. Vendimi përfundimtar (Nr. 15/269) është lëshuar para vendimit preliminar (Nr. 16/269), edhe pse sipas praktikave dhe ligjit, vendimi përfundimtar duhet të pasohet nga vendimi preliminar dhe të merret vetëm pasi të jenë shqyrtuar ankesa dhe komente nga palët e interesuara. Kjo është një shkelje flagrante e procedurës administrative.
  2. Të dy vendimet janë nënshkruar nga Kryeministri në ikje, Albin Kurti, në të njëjtën datë, gjë që krijon përshtypjen e mungesës së transparencës dhe përpjekjes për të kaluar në mënyrë të shpejtë mbi procedurat ligjore.
  3. Kjo sjellje është absurde dhe në kundërshtim të plotë me parimet bazë të drejtësisë, së drejtës administrative dhe të ligjit për shpronësimin, duke cenuar të drejtat pronësore të qytetarëve dhe duke rrezikuar interesin publik dhe ligjshmërinë e procesit.