Hidromorava

Xhevat Bekteshi: Një zë i dijes dhe përvojës për ndryshimin në Gjilan

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Me një përvojë të gjatë në arsim, shkencë dhe menaxhim, Xhevat Bekteshi vjen në skenën politike si një figurë që bashkon profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj komunitetit. Pas dekadash pune akademike dhe angazhimi në çështje publike, ai tashmë synon ta vë këtë përvojë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe, në mënyrë të veçantë, të banorëve të Livoqit, vendlindjes së tij. Bekteshi ka qenë për vite të tëra një zë kritik e konstruktiv në debatin publik, duke analizuar me profesionalizëm mangësitë e qeverisjeve lokale dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për zhvillimin e qytetit.

Për Bekteshin, përfshirja në jetën politike lokale nuk është një ambicie personale, por një hap i menduar mirë për të kontribuar aty ku, siç thotë ai vetë, “dija dhe përvoja duhet të takohen me vendimmarrjen”. Ai beson se përfaqësimi në institucione kërkon njerëz me integritet, që e shohin shërbimin publik si mision e jo si përfitim.

Bekteshi ka qenë për vite të tëra një zë kritik e konstruktiv në debatin publik, duke analizuar me profesionalizëm mangësitë e qeverisjeve lokale dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për zhvillimin e qytetit.

Ai ka folur shpesh për nevojën e një administrate komunale që dëgjon qytetarin, që punon me transparencë dhe që e sheh arsimimin dhe zhvillimin ekonomik si shtylla të progresit të vërtetë.

“Në këtë garë nuk hy për poste apo për privilegje, por për përgjegjësi. Dua të jem një zë që punon me ndershmëri dhe guxim për komunitetin. Gjilani dhe Anamorava kanë nevojë për përfaqësues që nuk heshtin, që e dinë ku po gabojmë dhe që janë gati të ofrojnë zgjidhje reale,” thekson Bekteshi.

Uji Dea

Ai beson se qyteti i Gjilanit po hyn në një fazë vendimtare, ku qytetarët do të vendosin nëse duan të vazhdojnë me të vjetrën apo të hapin një faqe të re të qeverisjes vendore.

“Është koha të mendojmë me kthjelltësi e të veprojmë me përgjegjësi. Qytetarët janë fuqia e ndryshimit, dhe unë besoj se ky ndryshim është i pashmangshëm,” shton ai.

Me përvojë, qartësi vizioni dhe me një besim të thellë në potencialin e njerëzve, Xhevat Bekteshi vjen për të përfaqësuar një Gjilan më të drejtë, më të hapur dhe më dinjitoz, një qytet ku çdo vendim buron nga interesi i përbashkët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.