Eko Higjiena

Xhevat Bekteshi, me bagazhin intelektual e profesional, synon ta përfitojë zemrën e elektoratit gjilanas

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Xhevat Bekteshi vjen nga fusha akademike, me një biografi të pasur në arsim e shkencë dhe duke pasur këto përvoja dhe këto strategji efektive në domenin e tij, synon ta marrë një ulëse, për të vazhduar me projektet e tij në favor dhe dobi të qytetarëve gjilanas dhe në veçanti në dobi të banorëve të Livoqit.

Hyrja në garë për një pozitë në Kuvendin Komunal, nuk është e rastësishme dhe jo e paqëllimshme. Kështu ka vepruar edhe Xhevat Bekteshi që fatmirësisht vije nga fusha akademike dhe ku besohet e mendohet se inkuadrimi i tij do të jetë dobiprurës për qytetin e Gjilanit.

Bekteshi ka një përvojë të gjatë në arsim, shkencë, në menaxhim e koordinim të fushave të ndryshme jetësore.

Duke i parë mangësitë dhe lëshimet e shumta që janë bërë nga qeveritë komunale ka vendosur që ta ngrisë zërin me shkrime, analiza, komente dhe opinione të fuqishme, duke e vetëdijesuar elektoratin, se ata janë zëri dhe fuqia e madhe për veprim e ndryshim.

HW

“Nuk kam hyrë as për pagë, as për karrierë në këtë garën time politike. Thjeshtë po hy me një synim e qëllim, që të mund të jem një përfaqësues dinjitoz, një zyrtar që punon e vepron për të mirën e publikut dhe të komunitetit. E di mirë mungesën e përfaqësimit sepse kjo po i kushton Gjilanit e Anamoravës dhe na ka kushtuar edhe neve në Livoq, ku jemi përballë me probleme ekstremisht të mëdha dhe kurrë as nuk kemi pasur përkrahje, e as përgjigje nga pushteti komunal” tha Bekteshi.

Bekteshi është i bindur se në Gjilan po ndodhë ndryshimi se kjo qeverisje i ka ditët e numëruara.
“Do të ishte e pafalshme dhe vdekjeprurëse, që Gjilani të vazhdojë me këtë strukturë komunale të qeverisjes, se cila asnjë të mirë, dhe asnjë projekt nuk e ka realizuar deri ne fund. I ftojë gjilanasit dhe bashkëfshatarët e mi të respektuar t`i flasin mendjes e kokës dhe të veprojnë me gjakftohtësi. Ta votojnë këtë ndryshim i cili synim ka progresin dhe lëvizjen përpara të projekteve madhore për Anamoravën e Gjilanin” tha Bekteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.