“Xhevahiri” i Dritës i cili pritet të shpërthej në këtë kampionat
Në radhët “bardh e kaltër” të Dritës, në edicionin e kaluar kishte debutuar 17 vjeqari, Ardit Mustafa, duke paralajmëruar se skuadrës së Dritës dhe futbollit Kosovar po i shtohet edhe një talent i madh në lojën e futbollit.
Sulmuesi i djathtë Ardit Mustafa, me padurim po pret fillimin e kampionatit e ri të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, ai fazën e përgatitjeve për fillimin e kampionatit e ka përfunduar me mjaft sukses.
“Me fillimin e stërvitjeve me bashkëlojtar kam filluar siç është më së miri, kam dhënë gjithë forcën që të jem sa më i përgatitur për kampionatin e ri, e di se do të jetë një konkurrencë mjaft e fortë por në këtë kampionat kërkoj që të jap më të mirën për skuadrën e Dritës dhe nuk dyshoj aspak në kualitetet e mia, por gjithçka vendos trajneri i cili ka bërë një punë tejet të mirë gjatë fazës përgatitore”, shprehet 17 vjeqari Mustafa.
Mustafa është i bindur se nëqoftëse i jepet rasti nga trajneri i skuadrës së Dritës, vështirë se do ta lëshon këtë rast.
“Dua që me lojërat e mia në fushë të jap më të mirën që di dhe të kontribuoj për sukseset e klubit dhe dua që të mirën e të keqën ta ndaj me tifozët “Intelektualët”, të cilët më kanë përkrah pamasë dhe do të jem në shërbim të tyre, por dua që së shpejti të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, për të dhënë kontributin tim për shtetin e Kosovës”, ka bërë të ditur talenti i madh i futbollit, Ardit Mustafa.
Skuadra e Dritës premierën e edicionit të ri të garave e hap në ballafaqim me Ferizajin në Gjilan./rajonipress/


