Xherdani shndërrohet në problem te Interi
Xherdan Shaqiri s’po arrin të përmbush pritjet te skuadra zikaltër.Debutimi spektakolar dhe më pas rënia dhe pesë bankina rresht. Kjo është historia e Xherdan Shaqirit tek Interi. Mesfushori kosovar është bërë problem dhe çështje për ‘Nerazzurri’ së fundmi.
Të gjithë pyesin se si ka mundësi që përfaqësuesi zviceran të përfundojë në këtë mënyrë, pasi në fillim konsiderohej një yll në Milano dhe pritej të bëhej një simbol për Intrin e ri.
Shaqiri, në fillim kishte lënë shenjë në të gjitha kompeticionet ku kishte marrë pjesë. Kishte dhunuar gol me Interin në kampionat (ndaj Atalantas në Bergamo), në Kupën e Italisë (ndaj Sampdorias) dhe në Europa League, ndaj Celticut.
Trajneri Roberto Mancini kishte vetëm fjalë të mira për përforcimin që e kishte marrë nga Bayern Munichu, por shumë shpejt u rrënua gjithçka. Trajneri italian më pas thoshte se Shaqirit i nevojitet të ambientohet në futbollin italian dhe se njerëzit duhet të kenë durim.
Por, duket se durimi i mungon Xherdanit, i cili ishte lodhur nga bankina në Bayern, dhe kjo ishte arsyeja kryesore që e kishte shtyrë të largohej nga ‘Allianz Arena’.
Tash, Interi ka rënë në hall se si t’ia bëjë me Shaqirin, pasi Kovacic e Hernanes shihen si lojtarë më të dobishëm sesa ai.
Shaqiri është inkuadruar vazhdimisht në lojë në minutat e fundit, në ndeshjet e fundit, por nuk ka arritur asnjëherë të lë shenjë. Kjo është për t’u preokupuar. Të shohim gjatë verës nëse do të qëndrojë në Milano, apo t’i bashkohet Liverpoolit, i cili e pret qe një kohë të gjatë.


