Xherdan Shaqiri, ylli i ri i Stoke Cityt

Xherdan Shaqiri më në fund e ka gjetur veten tek Stoke City. Mesfushori kosovar po shkëlqen në fanellën e klubit anglez, edhe pse në fillim pati vështirësi derisa u ambientua.
Dhe, e përditshmja gjigante britanike “The Guardian”, përcjell Zëri, ia ka kushtuar një shkrim të veçantë përfaqësuesit zviceran, të cilin e konsideron si një “Kung Fu Panda” me prekjet e tij magjike.
Gjithashtu, ky medium e përmend faktin se Stoke po mbahet nga tre futbollistë që vijnë nga ish-Jugosllavia, Shaqiri, Bojan Krkic dhe Marko Arnautovic, të cilët kanë luajtur së bashku 14 herë dhe janë përshtatur për mrekulli së bashku, duke i realizuar 12 gola në këtë periudhë.
Ata kanë filluar të quhen “BMX”, duke u përdorur inicialet e emrave apo mbiemrave të tyre. E Shaqirin, “The Guardian” e përshkruan si lojtar shpërthyes, energjik dhe të pandalshëm për kundërshtarët. /Zëri/