RCCOLA

Xherdan Shaqiri, shumë shpejt si Lionel Messi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka pushtuar të enjten ballinën e gazetës më të lexuar zvicerane “20min”.

Në një intervistë ekskluzive reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka thënë se nuk do të ndalet, por do të vazhdojë të luajë dhe të fitojë sa më shumë tituj të rëndësishëm në karrierën e tij.

Intervista e Shaqirit vjen një ditë para ndeshjes kualifikuese të kombëtares zvicerane me Qipron, në kuadër të grupit E të eliminatoreve për botërorin “Brazili 2014”.

Vetëm 21 vjeç, Xherdan Shaqiri ka fituar kampionatin evropian, kampionatin zviceran dhe trofenë e Ligës së Kampionëve.

Ai mes tjerash në këtë intervistë ka folur edhe për trajnerin e tij, Pep Guardiola, i cili dikur e kishte inkuadruar Lionel Messin në Barcelona, duke e bërë yll bote në futboll.

Eco Higjiena

A do ta bëjë ai këtë edhe me Shaqirin?

“Jam i gjatë sa Lionel Messi”, përgjigjet Shaqiri.

Por a i ka bërë dëm fama Shaqirit duke e larguar nga familjarët?

“Nuk besoj. Edhe nëse ndodh diçka e tillë, unë e kam familjen time që më mban më këmbët në tokë. Unë i ndihmoj ata. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe. Familja më ka bërë mua ky që jam. Dhe nëse unë blej një palë këpucë 500 franga, babai im më shikon me habi”.(albinfo)