UBT

Xherdan Shaqiri në mesin e yjeve, pjesë e formacionit më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është bërë pjesë e formacionit të lojtarëve më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024.

Shaqiri shkëlqeu në këtë cikël kualifikues duke luajtur rol vital në kualifikimin e Zvicrës në Evropianin i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

32-vjeçari ishte mjaft produktiv për skuadrën e Murat Yakin, duke kontribuar me dy gola dhe tri asistime në këtë kampanjë.

Kjo formë e lartë e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të këtyre kualifikimeve nga Sofa Score.

UBT

Shaqiri gjendet në mesin e yjeve si Bruno Fernandes, Kylian Mbappe, Romelu Lukaku, Christian Eriksen etj. Ai është vlerësuar me notën 7.91 për paraqitjet e tij gjatë shtatë ndeshjeve me Zvicrën.

Ai ka kujtime të mira nga Kampionati Evropian pasi dihen paraqitjet e tij të jashtëzakonshme që pati në edicionin e vitit 2021, ku ishte autor i tre golave dhe një asistimi, e ku theks të veçantë i vihet paraqitjes ndaj Spanjës ku shkëlqeu me një gol.

Përveç paraqitjeve me kombëtare, Shaqiri formë të lartë po gëzon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku po paraqitet në radhët e Chicago Fire.

Në Major League Soccer (MLS), Shaqiri ka kontribuar direkt në nëntë gola duke qenë njëri nga lojtarët kyç të ekipit./Telegrafi/