FITORJA

Xherdan Shaqiri në mesin e shqiptarëve në Katar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri në mesin e shqiptarëve pas fitores 5-0 kundrejt Schalke o4 në Doha të Katarit.

Stërvitja intensive që skuadra elitare e Bundesligës Gjermane, Bayerni Mynihut, po zhvillon aktualisht në Doha të Katarit, para nisjes së fazës së dytë të kampionatit gjerman, nuk e pengoi aspak lojtarin me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri të organizojë një takim të ngrohtë e miqësor me komunitetin e shqiptarëve në këtë vend.

Takimi u zhvillua menjëherë pas fitores spektakolare të Bayernit të Mynihut kundrejt Schalke 04, në një ndeshje miqësore, me rezultat 5-0, ku Shaqirit i mjaftoi vetëm një pjesë e lojës për të dhënë asistin e tij, të cilin e finalizoi në rrjetë sulmuesi me eksperiencë Mario Gomes.

Në shkallët e stadiumit Al-Sadd, ku u zhvillua ndeshja, nuk ishte e vështirë të shquheshin brohoritjet e komunitetit shqiptar, që thërrisnin emrin e Shaqirit pa pushim. Jo vetëm për kënaqësinë e bashkëpatriotëve të tyre, por edhe gjithë sportdashësve të pranishëm në stadium, performanca e Shaqirit në këtë ndeshje ishte mbresëlënëse.

Uji Dea

Në prani të bashkëpatriotëve të tij nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, Shaqiri u shpreh i entuziazmuar dhe njëkohësisht i lumtur për mbështetjen që komuniteti shqiptar i Katarit i dha në fushën e futbollit, si dhe gatishmërinë e tyre për të ndarë disa çaste vëllazërore së bashku në hotel Grand Heritage, Doha, ku ekipi bavarez është akomoduar.

Shaqiri u shpreh se që prej 6 muajsh që luan me Bayernit ndihet shumë komod dhe i vlerësuar si nga ekipi ashtu dhe nga kolegët.

Takimi u mbyll me urimet më të përzemërta të komunitetit shqiptar të Katarit për suksese të mëtejshme të Shaqirit në arenën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.