Eko Higjiena

Xherdan Shaqiri merr lajmin e ditës, çdo futbollist tjetër shqiptar do ta ‘xhelozojë’

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Petr Cech do të largohet nga futbolli pasi që para dy ditësh njoftoi pensionimin e tij në fund të sezonit.

Portieri legjendar e ka fituar çdo titull të mundshëm me Chelsean para se të kalonte tek Arsenali në vitin 2016 – duke fituar në total 18 tituj.

Por, cilët janë yjet e Premier Leagues, përfshirë edhe Cech që kanë fituar më së shumti tituj?

talkSPORT ka përpiluar një listë prej 10 lojtarëve të cilët kanë fituar më së shumti tituj dhe që luajnë në Premier League, raporton Zëri.

Uji Dea

Në mesin e tyre është edhe ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili zë vendin e dhjetë në këtë listë.

Shaqiri ka fituar në karrierën e tij gjithsej 13 tituj – që e bën futbollistin shqiptar më të suksesshëm në histori.

Saktësisht, reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani, ka fituar tri herë Superligën zvicerane, dy herë Kupën e Zvicrës, dy herë Bundesligën, dy herë DFB-Pokal, njëherë Superkupën gjhermane, njëherë Champions League, njëherë Superkupën evropiane dhe një herë Botërorin e klubeve.

Ndërsa, i pari në këtë listë është sulmuesi i Chelseat, Pedro, i cili ka fituar gjithsej 25 tituj – shumicën prej tyre me Barcelonën./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.