Mobi Casa

Xherdan Shaqiri do të mungojë në dy ndeshjet e Zvicrës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, do të mungojë në dy ndeshjet që Zvicra i zhvillon brenda këtyre ditëve.

Ai ka një inflamacion në ije dhe do të mungoj në ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Danimarkën.

Ky zbulim ishte rezultat i një ekzaminimi mjekësor në një spital të Cyrihut, të cilin Shaqiri e përfundoi të hënën.

“Ekipi kombëtar A duhet të heqë dorë nga shërbimet e Xherdan Shaqirit në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës”.

UBT

“Lojtari i Liverpoolit vuan nga një inflamacion në ije. Shaqiri është larguar nga stërvitja e sotme”.

“Zëvendësuesi i tij do të bëhet i ditur të hënën. Shërim të shpejtë, Shaq!”, ka shkuar faqja zyrtare e federatës zvicerane.

Shaqiri nuk po luan në kohën e fundit as te Liverpooli. /Telegrafi/