UBT

Xherdan Shaqiri debuton me shkëlqim për Chicago Fire, menjëherë shpallet lojtari i ndeshjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Xherdan Shaqiri ka debutuar më në fund për skuadrën e tij të re, Chicago Fire në elitën e futbollit amerikan MLS.

Kampionati amerikan ka startuar në edicionin 2022, derisa skuadra e yllit nga Kosova, Chicago Fire ka luajtur në udhëtim te Inter Miami.

Shaqiri e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku Fire morën një barazim në udhëtim pasi takimi u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.

30-vjeçari ka qenë më i miri në fushë dhe nga është shpallur edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të saj.

Fundamenti

Gjilanasi pati 69 për qind të pasimeve të sakta, bëri shtatë krosime, krijoi një rast të madh për bashkëlojtarët, si dhe tentoi me dy goditja ku njëra nga to ishte brenda kuadratit.

Ish-anëtari i Bayern Munich, Liverpool e Inter dhuroi spektakël në fushë, pasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja e Inter Miami.

Ndeshjen e radhës Chicago Fire do ta zhvillojë para adhuruesve të vet ku është nikoqir i Orlando City. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.