Eko Higjiena

Xherdan Shaqiri, anëtar nderi i Këshillit lokal të Zhegrës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryesuesi i Komisionit Komunal Avdyl Aliu propozoi që ylli i futbollit botëror me prejardhje nga Zhegra Xherdan Shaqiri të bëhet anëtar nderi i këtij Këshilli, meqë rast u miratua nga të pranishmit.

Ka vazhduar konstituimi i Këshillave lokale në fshatrat e Komunës së Gjilanit.

Dje Zhegra ka zgjedhur Këshillin lokal në të cilin përfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj dhe Selishtë.

Me një numër rekord të pjesëmarrësve me anë të votimit u zgjodh kryetar i Këshillit Shemsedin Elezi.

Fundamenti

Kryesuesi i Komisionit Komunal Avdyl Aliu propozoi që ylli i futbollit botëror me prejardhje nga Zhegra Xherdan Shaqiri të bëhet anëtar nderi i këtij Këshilli, meqë rast u miratua nga të pranishmit.

Gjithashtu, është shprehur dëshira që këto zgjedhje të jenë të fundit nën organizimin e Komunës së Gjilanit dhe në të ardhmen Gjilani dhe Zhegra si dy komuna fqinje të kenë marrëdhënie të veçanta.

Procesi i konstituimit të Këshillit lokal të Zhegrës ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme pa asnjë pakënaqësi.

Ndryshe, sot konstituohet Këshilli lokal i fshatit Livoç i Ulët, i cili mbahet në ora 17:00./rajonipress/