RCCOLA

Xhenxhefili shëron kancerin më mirë se kimioterapia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Xhenxhefili përmban substancën xhinxherol, e shumë studime kanë theksuar se xhenxhefili është shumë efikas në shkatërrimin e qelizave kancerogjene në prostate, vezore dhe atë të zorrës së trashë. Pos kësaj disa konsiderojnë se efekti kundër kancerit i xhenxhefilit mund të jetë edhe më i fortë se sa kimioterapia.

Xhenxhefili vret qelizat kancerogjene në prostatë

Një studim amerikan, i publikuar në “British Journal of Nutrition”, zbulon se ekstraktet e xhenxhefilit mund të ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene në prostatë nëse çdo ditë merret në dozë ditore prej 100 mg sipas peshës trupore.

Xhenxhefili vret qelizat kancerogjene në vezore

Fundamenti

Substancat e xhenxhefilit konsiderohen si antikanceroze. Por, më shumë efekt kanë në fazën fillestare, që do të thotë se mund të ndalohet. Studimi nga ana e “BMC” thekson se, si alternative , substancat e xhenxhefilit mund të parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene në vezore. Në fakt, studimi thekson se xhenxhefili pos se parandalon, shëron edhe kancerin në vezore

Përse është më i fortë se kimioterapia

Ekzistojnë shumë fakte për këtë, që tregojnë se xhenxhefili është efektiv në parandalimin dhe shërimin e disa llojeve të kancerit. Një nga vetitë më të forta shëruese të xhenxhefilit është se ofron tretman më pak invaziv në krahasim me kimioterapinë. Kjo do të thotë se shkatërron qelizat kancerogjene, derisa ato të shëndetshmet i lë të paprekura.

(Kosova Sot)