Eko Higjiena

Xhenxhefili, bima magjike që shëron

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Nëse rrepa e bardhë konsumohet në dimër dhe xhenxhefili në verë, mjekët do të mbeten pa punë”. Kjo thënie është shumë e njohur në Kinë, pasi në lashtësi, mjekë të njohur kinezë besonin se xhenxhefili ka aftësi për mjekimin e qindra sëmundjeve.

Xhenxhefili ka shije pak pikante dhe aromë të veçantë, është një bimë që nxit tretjen e ushqimeve në stomak, lehtëson dhimbjen e barkut dhe pakëson të përzierat dhe diarrenë.Substancat tek kjo bimë nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera.

Ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Duke qenë se koha po ngrohet njerëzit pëlqejnë pijet e ftohta në këtë stinë, të cilat mund të sjellin ftohtësinë brenda stomakut, prandaj diarreja dhe të vjellat janë simptoma shumë të zakonshme në këtë stinë.

Prandaj mund të konsumoni pak xhenxhefil për të forcuar energjinë dhe asgjësuar ftohtësinë nga stomaku. Metodat e përgatitjes së xhenxhefilit:

1. Sallatë me xhenxhefil: Ndani në copa të vogla 50 gr xhenxhefil. Shtoni uthull orizi dhe kripë. Kjo sallatë ka shije pikante dhe të thartë.

Mund të përdoret për problemet me të përzierat dhe oreksin.

2. Komposto me hide dhe xhenxhefil: Në një tenxhere me 1.2 litra ujë zieni 5 copa xhenxhefili dhe 15 hide. Ziejini së bashku për afro 20 minuta dhe shtojini sheqer 2 minutat e fundit. Kjo komposto mund të përmirësojë simptomat e këmbëve dhe duarve të ftohta dhe qarkullimin e gjakut në trup. Xhenxhefili mund t’i sjellë energjinë e nxehtë trupit dhe hidja mund t’i ofrojë energjinë “Chi” stomakut dhe shpretkës.

Uji Dea

3. Çaji xhenxhefili me koka-kola: Zieni 300 ml koka kola me 2-3 copa xhenxhefili deri në temperaturën e vlimit. Ky çaj përdoret për të parandaluar ftohtësinë dhe gripin. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë shijen e xhenxhefilit. Koka-kola mund të përmirësojë shijen e çajit të xhenxhefilit.

4. Çaj jeshil me xhenxhefil: Ky çaj është shumë i thjeshtë.

Përgatisni 5 gramë xhenxhefili dhe 5 gramë çaj jeshil.

I fusni nën ujë të nxehtë për 10 minuta. Ky çaj mund të konsumohet në verë ose në fillim të vjeshtës, për të asgjësuar nxehtësinë e brendshme. Kjo është gjithashtu një pije shumë e përshtatshme për parandalimin e të fikëtit nga vapa.

3. Mos konsumoni xhenxhefil të kalbur pasi tek xhenxhefili i kalbur do të lindin lëndë shumë helmuese, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave të mëlçisë dhe mund të sjellin kancerin e qelizave etj.

4. Mos konsumoni sasi të lartë xhenxhefili brenda një dite: nëse xhenxhefili është i përshtatshëm për shëndetin tuaj, mund të konsumoni 5-10 gramë në ditë. Në kuzhinën kineze xhenxhefili përdoret më shpesh për të shoqëruar mishin, peshkun dhe frutat e detit./albeu.com/