United Hospital

Xhentian Jetishi, këngëtari gjilanas që po kërkohet nga publiku

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Këngëtari gjilanas Xhentian Jetishi është këngëtar profesionist dhe krahas punës së tij profesionale dhe edukimit që bënë për brezat e rinj, çdo ditë e më shumë po pëlqehet dhe kërkohet nga publiku.

Xhentian Jetishi pos këngës dhe dëshirës për të qenë sa më afër publikut ai njëkohësisht punon edhe në shkollën e mesme të muzikës në Gjilan dega Solo – këndim. Xhentian Jetishi këndon një kohë të gjatë nëpër ahengje të ndryshme familjare, në dasma e gazmende ceremoniale.”Jam i kënaqur me paraqitjet e mija sepse kudo që shkoj marrë duartrokitje nga publiku. Është ndjenjë dhe kënaqësi e madhe kur ke një publik të mrekullueshëm i cili din të bëjë dallimin në mes të profesionales dhe këngëve që këndohen për çështje komerciale” shprehet Jetishi për rajonipress.

FIDANISHTJA

Ajo çka e bënë të veçantë këtë këngëtar është shkollimi i tij në sferën e muzikës dhe edukimi i brezave të rinj.

Jetishi thotë se është krenar me punën e tij, por edhe më krenar ndihet me rezultatin dhe suksesin e arritur tek gjeneratat e reja pasiqë ka nxjerr gjenerata e nxënës të shkëlqyer në degën e solo – këndimit që sot ata janë shumë të suksesshëm në artin dhe kulturën muzikore në Kosovë.”Fatmirësisht kemi talent të shumtë që dijnë të tregojnë vlerat e tyre. Neve na mbetet që ata t`i përkrahim dhe ti avancojmë tutje” shprehet Jetishi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.