ARKATANA

Xhensila Myrtezaj nis xhirimet e klipit të ri, vjen tejet atraktive

/ 2 minuta lexim
HW

“Sekreti im” mbetet një prej realizimeve më të fundit të këngëtares nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, të cilin e solli në bashkëpunim me kompozitorin Pirro Çako.

Ky projekt i lansuar në fillim të këtij viti u mirëprit nga publiku dhe deri më tani në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 11 milionë klikimeve.

Dhe pas një pauze në muzikë, 27-vjeçarja po rikthehet me këngë të re dhe këtë e bëri të ditur në postimin e ndarë së fundmi me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

E veshur tërësisht në të kuqe, këngëtarja Myrtezaj tregon se së shpejti sjell këngën e re “Je T’aime”, derisa duket e mrekullueshme me këtë pamje.

“Je T’aime, së shpejti”, ka shkruar ajo krahas këtij imazhi.

HW

Ndërkohë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet që ka pranuar, fansat e së cilës mezi po e presin këngën e re të saj.

Ndonëse nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth projektit, ajo edhe këtë herë ka bashkëpunuar me producentin nga Maqedonia, Darko Dimitrov dhe kantautorin Pirro Çako.

Ndryshe, Xhensila pavarësisht se nuk solli prurje të reja muzikore, ajo gjatë verës mbajti një numër të madh të koncerteve përreth trojeve shqiptare.

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.