RCCOLA

Xhensila flet për raportet me koleget

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Xhensila është një këngëtare shumë e njohur dhe me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare.Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, Këngëtarja është e fejuar më Besart Kallakun, Gjinin e portokalis.

Kujtojmë që vite më pare ajo ka marre pjese edhe në “Top Fest”, ku mahniti me zërin e saj, shkruan IndeksOnline.

Ajo gjithashtu u bë e njohur në talent show “Ethet e se premtes mbrëma”. Xhensila atëherë ishte vetëm 14 vjeç . Ne Top Fest 9 prezantohet për here të peste. Duke filluar nga Top Fest 5 nuk ka munguar në asnjë edicion të tij .

Qe atëherë këngëtares nuk i ka munguar suksesi, ajo ka sjellë shumë hite madje edhe shumë bashkëpunime që dolën të jenë mjaft të suksesshme, duke u sjelle epitetin këngëtares më të dashur dhe me të talentuar.

Përveç zërit, Xhensila shquhet edhe për bukurin që posedon, madje konsiderohet ndër femrat me natyrale, ku aspak nuk e ka problem të shfaqet pa grim.

IndeksOnline ka zhvilluar një intervistë me këngëtaren ku ajo ka folur për projektet në te ardhmen, madje ka treguar edhe raportin e saj me koleget e tjerë, por edhe mendimin e saj për Kosovës.

IndeksOnline: Sa jeni e kënaqur në bashkëpunimin me Kidën?

Xhensila Myrtezaj: Ka qenë bashkëpunim shumë i frytshëm, kënga ka kaluar edhe pritshmërie e mia. Me Kidën përveç bashkëpunimit kemi edhe një shoqëri të mirë me njëra tjetrën.

Uji Dea

IndeksOnline: A pritet ndonjë kënge tjetër, ose bashkëpunim i ri?

Xhensila Myrtezaj: Aktualisht po punoj për një projekt të ri, por çdo gjë në kohën e duhur, pasi momentalisht kënga me Kidën vazhdon të jetë ‘on top’.

IndeksOnline: Me mire Kosova apo Shqipëria për të jetuar sipas jush ?

Xhensila Myrtezaj: Te dyja janë Shqipëri.

IndeksOnline: Me cilën nga koleget e estradës ke raporte me te mira?

Xhensila Myrtezaj: Nuk kam marrëdhënie të këqija me askënd. Kuptohet pastaj me Kidën.

IndeksOnline: Nëse jo këngëtare cili do te ishte profesioni tjetër?

Xhensila Myrtezaj: Diçka qe do kishte lidhje me TV.