ARKATANA

Xhensila e zhgënjyer nga juria e “Dance With Me”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar për eksperiencën saj në ‘Dancing With Me’, ndërsa ka theksuar se është pak e zhgënjyer me jurinë në këtë kompeticion. Ndër të tjera Myrtezaj, ka folur edhe për angazhimet e planet e saj më tutje.

Karrierën e saj si këngëtare ajo e filloi në talent show “Ethet e së premtes mbrëma”. Në atë kohë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte vetëm 14 vjeç. Në ‘Top Fest 9’ ajo u prezantua për herë të pestë. Nga ajo kohë ylli i muzikës shqiptare ishte e pranishme në shumë evenimente, ndërsa sot ka arritur të bëhet ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë. Në një intervistë për Tribuna, Myrtezaj ka folur për pjesëmarrjen e saj në ‘Dancing With Me’, ndërsa nuk ka hezituar të shpalosë edhe planet e saj të mëtutjeshme…

Tribuna: Ju jeni pjesë e “Dance with me”, sa jeni e kënaqur me organizimin dhe si po ju shkon puna në qift me Elgitin, është i vështirë?
Xhensila: Unë e mora me shumë qejf qysh në fillim këtë format, jo vetëm për faktin se bashkëpunëtorët janë të duhurit për të bashkëpunuar. Të mësosh të kërcesh nga Albi dhe Klaudia është kënaqësi, kur pasioni im për kërcimin mbështetet më së miri nga këta elemente dhe persona. Elgiti është një nga miqtë e mi më të mirë dhe më vjen mirë që bashkëpunimi ynë vazhdon suksesshëm dhe në një zhanër tjetër si ky.

Tribuna: Është hera e parë që merrni pjesë në një spektakël vallëzimi, si e keni pritur ftesën?
Xhensila: Unë shpjegova dhe më sipër, kërcimi dhe vallëzimi janë pasioni im, mu dha rasti për ta shfrytëzuar dhe dua të jap maksimumin. Jam e lumtur më shumë se për çdo gjë për komentet pozitive nga fansat dhe nga publiku, ky është motivimi im kryesor.

Muzika primare për Xhensilën

Tribuna: A presim ndonjë projekt tjetër muzikor këtë vit nga Xhensila, a po ju pengon “Dance With Me” në realizimin e tyre?

Xhensila: Projektet muzikore janë primare për çdo këngëtar, pavarësisht këtij obligimi të përkohshëm unë jam në kërkim të primares time, dhe suksesit që publiku kërkon.

Fundamenti

Tribuna: A jeni optimiste për fitoren në “Dance With Me” dhe kë e konsideroni konkurrentin më të fortë ?

Xhensila: Dance do të thotë të kërcesh dhe të kënaqesh me kërcimin. Pikët e jurisë nuk kanë vlerën e pikëve që jep publiku, mbase jemi zhgënjyer nga juria, por satisfaksionin më të madh e marr nga publiku për të vazhduar garën me qejf.

Tribuna: A pritet ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtar/e nga Kosova?

Xhensila: Në fakt është në planet e mia, është thjesht çështje kohe. Bashkëpunimi do të vijë në kohën e duhur dhe me bashkëpunëtorin e duhur.

Tribuna: Si ka kaluar sezoni veror dhe sa jeni ndarë e kënaqur me koncerte dhe projektin “Vespa”?

Xhensila: Jam e kënaqur nga vera që lamë pas, e mira nuk ka fund, por unë i gëzohem të mirave të mia. Mundohem të jap më të mirën, për më të mirët, fansat e mi.