Xhemshiti përfundon sezonin

Berat Xhemshiti, mbrojtësi i Zurich, ka përfunduar sezonin pas një lëndimi që ka pësuar në ndeshjen ndaj Baselit.
Skuadra e Zurichut ka marrë një lajm të keq. Mbrojtësi kosovar, Berat Xhemshiti (Djimsiti), ka përfunduar para kohe sezonin, pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Baselit.
Zurich ka njoftuar se mbrojtësi shtatlartë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe është e sigurt se në tre ndeshjet e mbetura të pjesës së parë të kampionatit nuk do të mund t’i zhvilloj.