Xhemi: Lumturia ime, Martini

Xhemi Shehu, martuar me Elvis Sulon 3 shtatorin e vitit 2010, ka preferuar të qëndrojë sa më larg të mundet nga vëmendja e publikut. Refuzoi çdo lloj propozimi për publikimin e fotove të dasmës siç kishte bërë edhe më parë, kur ishin vetëm të lidhur dhe shmangnin çdo lloj ekspozimi para mediave.
Prezantuesja ka zgjedhur të ruajë për vete shumë detaje nga jeta e saj personale dhe që prej majit vendin kryesor në listën e gjërave “private” e ka zënë Martin.
Xhemi u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2011, dhe kaq kohë ka preferuar të mos publikojë asnjë foto të djalit të saj, Martin.
Ndërsa para pak ditësh e kemi parë Xhemin në kopertinën e revistës “Living”, ku ka pozuar me djalin e saj, që tashmë duket i rritur. Ajo ka sjellur edhe një rrëfim mëmësie titulluar “Lumturia ime, Martini”.
Xhemi aktualisht prezanton programin e të dielave “Dua vendin tim” në “Top Channel”. Kur erdhi në jetë Martini, ajo ishte prezantuese e programit e programit “E diell”. /Indeksonline/