UBT

Xhemë Karadaku dhe Avdi Shala, nderohen me çmimin “Ymer Elshani”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këtë vit, juria në përbërje nga Ibrahim Kadriu e Xhevat Syla, anëtarë dhe Ramadan Musliu, kryetar, vendosën që këtë çmim prestigjioz t’ua japin (ndajnë) dy autorëve: Xhemë Karadakut për librin me poezi për fëmijë “Jam i madh” dhe Avdi Shalës, për librin me poezi për fëmijë “Fluturoni, fluturoni”. Të dy librat u botuan nga Shtëpia Botuese “URA”, Prishtinë

Dje në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, në prani të shkrimtarëve për fëmijë dhe dashamirëve të tjerë të librit, u mbajt takimi përmbyllës i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”.

Uji Dea

Xhevat Syla, drejtues i Karvanit, paraqiti një pasqyrë të zhvillimit të aktiviteteve të Karvanit për vitin 2014, i cili sivjet aktivitetin letrar nëpër shkolla dhe institucione e kishte nisur pikërisht në Ditën e Mësuesit, më 7 Mars. Përveç aktivitetit letrar nëpër shkolla, si orë letrare dhe takime të tjera me nxënës, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë, midis dy karvanëve, jep çmimin “Ymer Elshani” për veprën më të mirë të botuar për fëmijë.

Këtë vit, juria në përbërje nga Ibrahim Kadriu e Xhevat Syla, anëtarë dhe Ramadan Musliu, kryetar, vendosën që këtë çmim prestigjioz t’ua japin (ndajnë) dy autorëve: Xhemë Karadakut për librin me poezi për fëmijë “Jam i madh” dhe Avdi Shalës, për librin me poezi për fëmijë “Fluturoni, fluturoni”. Të dy librat u botuan nga Shtëpia Botuese “URA”, Prishtinë./rajonipress/