Fundamenti

Xhemaledin Salihu, zgjidhet kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në mandatin katërvjeçarë

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendin zgjedhor të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e hapi Xhemaledin Salihu, kryetar dhe kërkoi një minutë heshtje, në nderim të Prof. Zeqirja Fazliut,të ndjerë, ish kryetar i Kuvendit të kësaj shoqate. Pastaj propozoi Kryesinë e punës së Kuvendit zgjedhor në përbërje të: Xhemaledin Salihut, Hysamedin Ahmedit dhe Demush Berishës.

Për të vazhduar punimet e Kuvendit zgjedhor, Xhemaledin Salihu propozoi Hysamedin Ahmedin, për kryetar të Kuvendit të ardhshmen, me mandate katërvjeçarë.
Kuvendi votoi dhe me vota unanime delegatëve të Kuvendit, Hysamedin Ahmedi u zgjodh kryetar Kuvendi.

Kryetari i Kuvendit përshëndeti delegatët për besimin e dhënë dhe propozoi rendin e ditës, i cili u aprovua njëzëri nga delegatët e Kuvendit zgjedhor:
1. Zgjedhja e Kryesisë së Punës së Kuvendit zgjedhor
2. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të SHTKK-së
a/Fjala përshëndetëse e kryetarit të Kuvendit
3. Fjala raportuese e kryetarit të SHTKK-së, për punën katërvjeçare, periudhën 2015-2018, të SHTKK-së.
4. Shqyrtime dhe aprovime të ndryshimeve statutare:
a/Në Statut, në secilin nen, aline ku shkruan Shoqatë të zëvendësohet me Qendër e Trashëgimisë, por në konsultim me Agjensionin e Regjistrave Ekonomike në Beograd,
b/Neni 11, alineja 2: Këshilli drejtues numëron 11 anëtarë, të cilët i zgjedh dhe i
shkarkon Kuvendi i SHTKK-së
5. Zgjedhja e Këshillit Drejtues të SHTKK-së
a/Zgjedhja e kryetarit të Shoqatës për Trashëgimi, 2 nënkryetarëve dhe sekretarit të Shoqatës
b/Fjala përshëndetëse e kryetarit të porsazgjedhur të Shoqatës
6. Zgjedhja e Këshillit mbikëqyrës I SHTKKK
7. Eventuale

Delegatët e Kuvendit aprovuan ndryshimet statutare, të propozuara nga Xhemaledin Salihu, kryetar dhe e obliguan kryetarin e Kuvendit dhe të Shoqatës që të kujdesen për këto ndryshime që të zënë vend në Statutin e Shoqatës si dhe ndryshimet lidhur me emërtimin e Shoqatës në Qendër e Trashëgimisë, në konsultim më Agjensionin e regjistrave Ekonomikë në Beograd.

Poashtu me diskutimet e shumta dhe propozimeve të delegatëve në Kuvend u pasurua fjala hyrëse e kryetarit dhe detyrat e obligimet e ardhshme të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.

Kryetari i Kuvendit propozoi Xhemaledin Salihun, për kryetar të SHTKK-së, Nehat Ramizin nga Bujanoci dhe Rrahman Hysenin nga Medvegja, për nënkryetarë të Shoqatës për Trashëgimi, ndërsa Mustafë Ahmedin,për sekretar të SHTKK-së.
Anëtarë të tjerë të Këshillit Drejtues u propozuan: Shqiprim Fejzullahu, Ali Sinani, Naser Duraku, Avni Shaqiri, Sevdail Hyseni, Selver Limani dhe Rexhep Abazi.
Në votim, delegatët e Kuvendit zgjodhën njëzëri, pa asnjë votë kundër dhe abstenim, kryetarin,nënkryetarët, sekretarin dhe anëtarët e propozuar për Këshillin drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.

Kryetari propozoi anëtarët dhe e aprovuan këtë propozim delegatët e Kuvendit, Këshillin Mbikëqyrës në përbërje të: Ramadan Ramadani, Qemal Haliti dhe Limon Kadriu.
Në fjalën përmbyllëse të kryetarit të posa zgjedhur Xhemaledin Salihut u tha se falënderon delegatët për besimin e dhënë, se na presin detyra dhe obligime, me të cilat arsyetojmë zgjedhjen tonë dhe propozoi dhe njëzëri u aprovua që anëtari i deritanishëm Demush Berisha të jetë anëtar nderi i Shoqatës, të nderohet me mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë tetëvjeçar si dhe është i barabartë në punën dhe veprimtarinë e Këshillit drejtues, për shkak se gjatë kësaj kohe shprehu vetëm pozitivitet në aktivitetet e tija, por për shak të moshës u lirua nga anëtari në Këshillin drejtues të Shoqatës.

RAPORT PUNE PËR PERIUDHËN 2015-2018 E SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë u themelua me 16.10.2010 dhe qëllimi themelor i saj është hulumtimi, gjurmimi, evidentimi, regjistrimi, ruajtja dhe mbrojta e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimi dhe kultivimi i krijimtarisë kulturore dhe mbrojtja e ruajtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa misioni i saj është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë dhe kultivimi i kulturës shqiptare.
Në periudhën 2015-2018, Shoqata për Trashëgimi pati veprimtari dhe aktivitete të shumta.

Pra, SHTKK organizoi 4 Konferenca shkencore:

1. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB
2. Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe, më 1 korrik 2017
3. Më 7 nëntor 2017, Shoqata për Trashëgimi në Medvegjë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajeti, organizoi Konferencë shkencore për jetën dhe veprimtarinë e Albanologut Idriz Ajeti.
4. Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare, më 6 e 7 korrik 2018

Mobi Casa

Botoi 4 libra shkencore:

1. Presheva, Bujanoci, Medvegja, dje, sot dhe nesër, Prishtinë, Instituti Albanologjik, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2015
2. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, Gjilan, Kurora, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2016

3. Rainca-vendbanim i vjetër dardan shqiptar në rajonin e Preshevës, autorë Xhemaledin Salihu dhe Vehbi Fazliu, Gjilan, Kurora, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2015
4. Në nëntor të vitit 2017 doli nga botimi libri i autorit Xhemaledin Salihu:Presheva-pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj /Monografi/

Në Gjilan, më 7 maj 2015, në sallën e Universitetit “Kadri Zeka” u promovua libri : “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja-dje, sot dhe nesër” në botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës. Më vitin 2015, poashtu organizuam promovimin e librit: Rainca, vendbanim i vjetër dardan shqiptar në rajonin e Preshevës. Promovimi i librit: “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB” , më 20 mars 2017, në Bujanoc.

Poashtu, më 27 gusht 2017, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës mori pjesë në Manifestimin mbarëkombëtar Festë e Plisit të Bardhë, të cilin e organizoi Shoqata “Bytyçi” Tiranë.

Më 12 prill, SHTKK organizon debat, në temën:Diversiteti feta dhe ndikimi I kulturave të huaja ndër Shqiptarë, me ligjërues Nebi Islami.

Më 19 prill 2018, SHTKK organizon debat:Faktorët e zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës, në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim në Preshevë.
Më 5 maj 2018, SHTKK organizon promovimin e librit, të autorit Xhemaledin Salihu:Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj.
Më 2 qershor 2018, ne organizim te Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore dhe OJQ kërko te drejtën Tende u mbajt Debati, me temën: Roli dhe rëndësia e shoqërisë civile ne komunën e Preshevës, ku morën pjese shume OJQ te komunës se Preshevës.
Më 6 e 7 korrik, SHTKK organizon konferencën shkencore: Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e LP dhe viseve të tjera shqiptare.

Më 26 gusht 2018, SHTKK merr pjesë në Festën e Plisit të Bardhë në Tiranë, me një program të Këngëve dhe Valleve burimore të Luginës së Preshevës.
Më 29 shtator 2018, me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, në Bujanoc, SHTKK organizon Ekspozitë arti dhe fotove të trashëgimisë kulturore dhe një program kulturor artistik.

Detyrat e ardhshme të SHTKK-së

-konsolidimi i Shoqatës dhe Këshillit Drejtues me kuadro të reja, sidomos ekspertë të lëmive përkatëse:arkeologë, arkitektë,historinë, e tjerë dhe lirimin e disa kuadrove qe kane dhenë kontribut shume për SHTKK e qe tashti janë ne moshe ose qe janë te sterngarkuar me detyra ne pune dhe veprimtari te tjera.
-sigurimi i një lokali për Shoqatën, për të ndërmarrë dhe për të kryer detyrat e parashtruara dhe veprimtarinë e saj,
-bashkëpunimi me simotrat, Shoqatat të njëjta, rasti I Muzeut të Kosovës,
-angazhimi i Shoqatës për themelimin e një Muzeu dhe Arkivi në Preshevë dhe Bujanoc,
-botimi i librave me kumtesat e dalura nga mbajtja e Konferencave shkencore:
-organizimi i Konferencës shkencore, për çdo vjet:
-mbledhja e materialeve dhe botimi i librit:” Këngë dhe valle të Luginës së Preshevës” me nota,
-ngritja e Shoqatës në nivel të Qendrës apo Institutit për Trashëgimin dhe Kulturën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës me seli në Preshevë,
-realizimin e projekteve lidhur me organizimin e tribunave shkencore, tryezave, debateve, lidhur me 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për sivjet:
-takimeve të shoqatave, akademive solemne e përkujtimore, promovimeve të librave e të tjerë.
-hartimi i Listës së vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë që do të kërkohet të hyjnë nën mbrojtjen e shtetit-Entit për mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish,
-hartimi i Listës së vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë që do të kërkohet nga Kuvendi Komunal i Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës të marrin tretmanin e të mirave kulturore komunale dhe të marrin mbrojtjen e komunës,
-regjistrimi digjital me datobazë i vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë, të komunës së Medvegjës,
-përpilimi i Hartës topografike të vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë,
-vuarja e TABELAVE me vërejtje se janë vende, objekte dhe të mira të Trashëgimisë, së bashku me Drejtoratet për Urbanizëm dhe atë të Inspektorateve komunale.
-Seminare, simpoziume, përvjetorë, Tribuna të ndryshme, promovime e forma të tjera veprimtarie dhe
-debate mbi arsimin, kulturën dhe informimin në Luginë të Preshevës,
-organizimi i Ekspozitave individuale e kolektive të artit,e tjerë,
-organizimi I programeve kulturore artistike me rastin e Ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë kulturore dhe asaj kombëtare , jubileve e të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.