UBT

Xhemajli: Tribunali, degradim dhe ofendim për Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Çfarëdo gjykate tjetër që do të themelohej në Kosovë nga këto ekzistueset, do të ishte degradim dhe ofendim i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kështu mendon kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, i cili, gjatë një bisede për Gazetën Blic është shprehur i bindur se themelimi i Tribunalit për Krimet e Luftës nuk ka qëllim të mirë dhe si i tillë vetëm sa do t’i bëjë dëm shtetit më të ri në Ballkan.

“Çdo tendencë për të krijuar ndonjë gjykatë, tribunal apo çka do tjetër jashtë institucioneve të vendit të Republikës së Kosovës, për neve është degradim për institucionet e vendit dhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë ai.

Xhemajli thekon se është ironike fakti se tendenca për krijimin e Tribunalit vjen në kohën kur janë maksimalizuar kërkesat e ish-luftëtarëve që misionit EULEX t’i merret mandati që e ka në raport me luftën në Kosovë.

“Pastaj duhet marrë parasysh se me luftën është marrë edhe Tribunali i Hagës dhe tash të krijohet ndonjë tribunal tjetër për ne është degradim i vendit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është i papranueshëm”, thekson ai.

Ai beson se asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do t’i thotë “po” krijimit të Tribunalit.

Hidromorava

I pyetur se cili do të jetë reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës nëse themelohet Tribunali, ai ka thënë se do të mblidhen organet e kësaj organizate dhe do të vendosin për çfarëdo hapi.

“Gjithçka (edhe protesta) është e mundur. Në kuadër të statutit të organizatës së veteranëve ku nuk përjashtohet një mundësi e tillë e veprimit, por po them është ende herët që të flitet për hapat e mëtutjeshëm”, thotë ai.

Xhemajli thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë, prandaj, nuk kanë pse të frikësohen nga çfarëdo Tribunali, por sipas tij, është e pakuptimtë që të krijohet një institucion i tillë kur dihet se vazhdimësi ish-luftëtarët kanë bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare.

“Ne kemi bërë luftë në vendin tonë, në trojet tona për tu çliruar na okupatori. Ne kemi bërë luftë kundër policisë dhe ushtrisë serbe e Jugollsave dhe nuk kemi bërë luftë kundër popullatës. Ata të cilët me të vërtetë kanë kryer krime janë policia dhe ushtria serbe e jugosllave të cilët ende nuk janë dënuar, përveç disa gjykimeve që janë mbajtur nëpër Serbi”, thotë ai./Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.