UBT

Xhemajli synon Europa Leaguen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Napoli i Blerim Xhemajlit dhe Valon Behramit sivjet synon ta fitojë Kupën në Europa League. Skuadra e dy futbollistëve shqiptarë e ka nisur mjaft mirë aventurën në këtë kompeticion, pasi të enjten mbrëma e mposhti AIK-un me rezultat bindës 4:0 – në xhiron e parë të fazës së grupeve.

Behrami ka luajtur gjatë gjithë këtij takimi, derisa Xhemajli është inkuadruar në lojë në minutën e 56-të, kurse në minutat shtesë të ndeshjes e ka shënuar golin e katërt për ekipin napolitan.

Kjo fitore bindëse ka bërë që reprezentuesi zviceran me origjinë nga Maqedonia ta fitojë bindjen se skuadra e tij ka kapacitet për të triumfuar në Europa League. “Ekipi jonë e zhvilloi një ndeshje të madhe, andaj trajneri duhet të jetë i kënaqur”, ka thënë Xhemajli.

“Personalisht mendoj se ne duhet dhe mund t’ia mësyjmë të shkojmë sa më larg në Europa League. Qëllimi jonë duhet të jetë që në çdo ndeshje të hyjmë për fitore. Trajneri i ka 23 futbollistë shumë të mirë në dispozicion, andaj mendoj se kemi mundësi të luftojmë për vendin e parë”, ka theksuar mesfushori.

ARKATANA

Kjo fitore e ka pozicionuar Napolin në vendin e parë të Grupit F me tri pikë, sa ka edhe Dnipro D’petrovsk, duke i lënë pas vetës PSV-në dhe AIK-un pa pikë.

Përveç Xhemajlit, gol në xhiron e parë të Europa Leagues ka shënuar edhe futbollisti tjetër Agim Ibrahimi. Ekipi i tij, Maribori e ka mposhtur Panathinaikosin me rezultat 3:0, derisa golin e dytë e ka shënuar pikërisht mesfushori shqiptar, i cili ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, derisa është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Kurse Borussia Monchengladbach, ku luan Granit Xhaka, nuk ka mundur ta fitojë më shumë sesa një pikë si mysafir i AEL Limassol, takim ky që ka përfunduar pa gola. Xhaka ka luajtur gjatë pjesës së dytë. 0:0 ka përfunduar edhe ndeshja mes Tottenhamit e Lazios së Lorik Canës, që nuk ishte ftuar për këtë takim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.