Eko Higjiena

Xhemajli: Pushteti në Viti po shantazhon simpatizantët e PDK-së

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një reagim të degës së PDK-së në Viti thuhet se ka më shumë se dy vjet që po vazhdon presioni, ndjekja dhe shantazhimi i anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në administratën komunale të komunës së Vitisë të udhëhequr nga Nexhmedin Arifi dhe Hysen Ymeri dhe ky presion me të gjitha mjetet dhe format e mundshme po bëhet vetëm e vetëm pse janë në PDK dhe janë aktivist të saj dhe që në punën e tyre brenda komunës janë punëtorët më të mire dhe më të përkushtuar në punë dhe detyrat e tyre.

Sipas PDK-së së Vitisë presion, dhunë psikike, deri edhe kërcënime fizike dhe sulme të kësaj natyre po u bëhen gati të gjithë punëtorëve të cilët nuk janë në shërbim të kësaj udhëheqje për interesa personale dhe klanore, por në qendër të këtyre sulmeve janë veçanërisht këta punëtor: Fevzi Mehmeti-drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Ibadete Hyseni-Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriu dhe Zyrtare për Barazi Gjinore, Florim Ibrahimi-Zyrtar i Lartë për Integrime, Abdullah Emini- Zyrtar Financiar, Lumnije Zuka-Zyrtare për Certifikim të Pagesave dhe punëtor të tjerë të cilët nuk janë të pakt.

Këtyre pesë punëtorëve, së fundi për arsye se ishin delegat në Kuvendin e Degës, Udhëheqësi i personelit Hysen Ymeri, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi u ka “shqiptuar” masa disiplinore dhe bile Ibadete Hyenin e cila pasi ka kërkuar shpjegim dhe bazë ligjore për masat e këtij udhëheqësi e ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rënd dinjitetin e saj, duke e sulmuar edhe fizikisht! Ka kanosur(kërcënuar) personin në prani të shumë zyrtarëve komunal të cilët janë detyruar të ndërhyjnë fizikisht për pengimin e tij në këtë sulm. Vepra këto të dënuara sipas ligjit për çka organet kompetente janë duke zhvilluar procedura kundër këtij sulmuesi i cili deri më sot nga udhëheqësi i tij i drejtpërdrejtë N. Arifi, nuk është kërkuar asnjë shpjegim dhe nuk është iniciuar asnjë procedurë disiplinore kundër tij sepse ai po kryen vetëm detyrat që ka marrë nga N. Arifi i cili është në krye të këtyre akteve kundër PDK-së (anëtarëve të saj) në Viti.

Në reagim thuhet se rregullorja nr.o4/2011 për procedurat disiplinore në shërbimin civil, për shkelje të lehta “mosrespektim i orarit të punës” nëse kanë ndodhur ka paraparë masa disiplinore të cilat mund të shqiptohen nga udhëheqësi apo mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë por në asnjë formë nga udhëheqësi i personelit. Pra pasi këta punëtor secili ka mbikëqyrës të drejtpërdrejtë dhe vetëm ata nëse ka pasur mosrespektim të orarit të punës kanë mundur dhe e kanë obligim të merren me punëtorët e tyre dhe jo H. Ymeri i cili me N. Arifin komunën e ka shndërruar në vend ku më së paku u shërbehet qytetarëve të komunës me halle shumë dhe ku një pjesë e punëtorëve të përkëdhelur nga ky “klan zemunist” as nuk e shohin komunën me ditë të tëra dhe vinë e shkojnë sa here u teket atyre.

FIDANISHTJA

U bëjmë thirrje publike këtyre personave që janë në krye të kësaj dhune, presioni dhe shantazhi të përditshëm ndaj punëtorëve në komunë (sidomos nga PDK-ja) që është shembulli më i keq dhe unikat në Kosovë të ndalin këto dhe t’u kthehen punëve dhe përgjegjësive të tyre ligjore sepse në fund do të japin llogari para organeve për sundimin e ligjit në Kosovë.

U bëjmë thirrje publike (sepse me shkrim janë të informuara !) për të intervenuar urgjentisht Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Administratës Publike dhe për të mbrojtur punëtorët dhe ligjshmërinë e cenuar (përdhosur) në Komunën e Vitisë nga N. Arifi dhe vartësi i tij i instaluar si Udhëheqës i Personelit edhe zbatuesi i urdhrave të tij Hysen Ymeri, sepse kjo që po ndodh në komunën e Vitisë është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për shërbyesit civil të Kosovës, prandaj këto dy ministri posaçërisht duhet të intervenojnë në Viti për zbatimin e ligjit.

Kjo që ka ndodhur në komunën e Vitisë me sulmin fizik ndaj Zyrtares për Barazi Gjinore dhe Koordinatore e Njësisë për Drejtat e Njeriut, tregon saktë fytyrën e vërtet dhe karakterin e menaxhimin rrugaqëror në komunën e Vitisë, prandaj dega e PDK-së është e detyruar të reagoj ndaj këtij presioni, shantazhi dhe dhune edhe fizike ndaj anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të Degës së PDK-së në Viti dhe kërkon që të ndërpriten urgjentisht këto veprime huliganeske.

Në të njëjtën kohë dega e PDK-së kërkon edhe nga organet e ndjekjes të angazhohen në zbardhjen e rastit të këtij keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare të këtij zyrtari dhe që sulmon, frikëson dhe fyen dinjitetin e personave tjerë dhe kanos apo kërcënon seriozisht personat tjerë thuhet në reagimin e nënshkruare nga kryetari i degës së PDK-së në Viti, Daut Xhemajli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.