Mobi Casa

Xhemajli: Burgimi nuk kontribuon çdo herë në zvogëlimin e kriminalitetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zëvendësministri i drejtësisë Daut Xhemajli në një tryezë të organizuar në Gjilan tha se burgimi nuk kontribuon çdo herë në zvogëlimin e kriminalitetit, bile shpesh herë ka edhe efekte negative, sidomos tek të miturit dhe personat të cilët për herë të parë kryejnë vepra penale apo për herë të parë bien në kundërshtim me ligjin.

Në një tryezë të organizuar nga Shërbimi Sprovues i Kosovës me temën “Rëndësia dhe mundësitë e shqiptimit të dënimeve alternative për persona madhorë në krahasim me dënimet me burgim” u tha se reduktimi i përdorimit të burgimit mund të thuhet se është edhe tregues i demokratizimit të shoqërisë.

Duke folur për këtë temë para prokurorëve, gjykatësve, avokatëve dhe punëtorëve të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Daut Xhemali zëvendësministër i Drejtësisë tha se burgimi nuk kontribuon çdo herë në zvogëlimin e kriminalitetit, bile shpesh herë ka edhe efekte negative, sidomos tek të miturit dhe personat të cilët për herë të parë kryejnë vepra penale apo për herë të parë bien në kundërshtim me ligjin.

Sipas Xhemajlit inkurajimi për shqiptimin e dënimeve alternative si masë për zëvendësimin e dënimeve me burgim konsiderohet sukses, për ri-edukimin dhe ri-integrimin e personave në shoqëri si dhe një shans më tepër për personin delikuent që përmes shërbimit sprovues i ri-socializuar t`i kthehet apo të jetë pjesëtar i barabartë në shoqëri pa shkuar në burgim dhe izolim klasik.

Hidromorava

Xhemajli tha se Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK) si pjesë e sistemit të drejtësisë penale ka për obligim zbatimin e vendimeve të Gjykatës dhe autoriteteve tjera dhe të kontribuojë për funksionimin e shtetit ligjor, për parandalimin e kriminalitetit dhe zvogëlimin e numrit të përsëritësve të veprave penale.

“Funksionimi dhe puna e SHSK-së deri tani ka qenë e shumë anshme dhe nga kjo në radhë të parë kanë përfituar qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës, sepse është kursyer buxheti meqë një i dënuar në vend se të shpenzojë gjatë qëndrimit të tij në burg ai mbikëqyret dhe punon gjatë ekzekutimit të masave dhe dënimit në liri dhe krijon benifite për vete dhe familjen e tij. Përmes këtij shërbimi plotësohen edhe disa standarde ndërkombëtare për trajtimin e personave të dënuar si dhe ndihmohet shkarkimi i burgjeve nga mbingarkimi me të dënuar me burg dhe sidomos humanizimi i dënimeve “ tha Xhemajli.

Në tryezë kanë folur edhe Ramiz Azizi kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan si dhe Ismet Ukshini nga Prokuroria Publike Komunale e Gjilanit, kurse kanë diskutuar edhe Hirmize Halimi dhe Metije Ademi në emër të organizatorit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.