United Hospital

Xhemajl Rexha zgjidhet kryetar i AGK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Gazetari Rexha ka marrë 171 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Arton Mulliqi 146 vota, raporton Express.

Sot gazetarët e Kosovës kanë mbajtur zgjedhjet për kryetar të AGK-së dhe anëtarë të bordit.

Gazetari Xhemajl Rexha nga Kanal 10, ka fituar garën kundër Arton Mulliqit të RTK-së.

Po ashtu, gazetarët e mediumeve kosovare kanë votuar edhe për bordin e ri të AGK-së. Mirëpo rezultatet për anëtarët e bordit nuk janë shpallur akoma.

Po ashtu, gazetarët sot kanë votuar për plotësim-ndryshimin e disa pikave të statutit të AGK-së. Nga sot, kandidatët për kryetar të AGK-së apo anëtarë të bordit, duhet ta paraqesin kandidaturën e tyre të paktën tri ditë para zgjedhjeve.

HW

U miratua edhe propozimi që nga një medium të mos ketë më shumë se dy kandidatë, e po ashtu që për anëtarë të bordit të votohen nga 1 deri në 5 kandidatë.

Kandidatët për anëtarë të bordit të AGK-së mund ta propozojnë vetën, apo t’i propozojë dikush nga kolegët gazetarë.

Ndryshe, në krye të AGK-së deri më tani ishte Gentiana Begolli-Pustina, e cila u zgjodh në gusht të vitit 2018.

Mandati i kryetarit dhe bordit të AGK-së është trevjeçar./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.